“Te merrja vesh kete lajm eshte komplimenti me i madh per mua. eshte diçka qe me ben te ndjehem e vlefshme”, tha Chriqui ne nje deklarate pasi mori vesh lajmin. Ne vendin e dyte te listes se vitit 2010, ku votuan 8 milione njerez e mban modelja amerikane Marisa Miller dhe ne vendin e trete eshte aktorja britanike, Kate Beckinsale. Kryeredaktori i “Askmen”, James Bassil tha se roli i Chriqui ne “Entourage” is nje vajze e dashur dhe perfekte e ka ndihmuar shume ate qe te renditej e pare, por gjithashtu dhe fakti se nuk eshte e ekspozuar me shume se duhet. “Ne s’e shohim shpesh ate. Ajo nuk eshte shume person publik e kjo i le vend imagjinates. Ajo nuk eshte jashte duke bere spektakel, çka mund njollose imazhin e saj”, tha ai per Reuters.
“Shume prej sjelljeve qe shohim ne media nuk jane ato lloj sjelljesh qe meshkujt do donin te shihnin tek e dashura apo bashkeshortja e tyre”. Chriqui eshte shfaqur ne disa filma duke perfshire “Don’t mess with the Zohan” dhe serialet “The O.C.” dhe “Entourage”. Femrat e famshme si Paris Hilton dhe Britney Spears, te cilat shfaqen rregullisht ne media nuk jane pjese e listes. Spears u rishfaq ne liste ne vitin 2009 pas disa vjetesh mungese, por doli serish nga lista kete vit. “Ka te beje me mungesen e misterit dhe enigmes”, tha Basil. Ai tha se eshte interesante te vihet re se Megan Fox ka rene nga vendi i dyte ne vendin e 11-te pas nje viti publiciteti te zgjeruar.
“Ajo eshte bere tipi qe shohim kudo, e cila shfaqet gjithandej, por qe nuk dihet mire se pse. Ajo ka pasur disa role masive ne disa filma masive, por gjithsesi nuk jane filma aq te medhenj”, tha Basil. Fytyrat e reja qe shfaqen kete vit ne liste perfshijne modelen italiane Elisabetta Canalis, 31 vjeçe e cila shfaqet ne vendin e 43-te, dhe qe sipas kryeredaktorit te revistes gjendet aty sepse po del me aktorin e famshem George Clooney. “Kete vit, femrat e shfaqura ne krye te listes jane femra qe sillen mire dhe te respektueshme. Nuk i shohim shume ne publik, perveç se ne rastet kur jane per pune”, perfundon Basil.
1. Emmanuelle Chriqui
2. Marisa Miller
3. Kate Beckinsale
4. Alessandra Ambrosio
5. Jessica Alba
6. Beyonce
7. Penelope Cruz
8. Cheryl Cole
9. Eva Mendes
10. Miranda Kerr
11. Megan Fox
12. Gisele Bundchen
13. Bar Refaeli
14. Erin Andrews
15. Padma Lakshmi
16. Kelly Brook
17. Natalie Portman
18. January Jones
19. Monica Bellucci
20. Paz Vega