20 kryevepra nga shekulli i 20-te

20 kryevepra nga shekulli i 20-të

Shumica e kryeveprave të përzgjedhura u përkasin autorëve që nuk e kanë fituar çmimin “Nobel” për letërsi, ndërkohë që nuk mungojnë as romanet më të mira nga ata që e kanë fituar Nobelin.

Kështu mund të përmendim "Dashnori" (në frëngjisht L'Amant), një roman autobiografik i shkruar nga Marguerite Duras, publikuar në vitin 1984. Ky është një roman i përkthyer në mbi 50 gjuhë dhe që më 1984 mori çmimin prestigjioz të letërsisë franceze "Goncourt". I vendosur në sfondin e Vietmanit si koloni franceze, “Dashnori” paraqet intimitetet dhe telashet e një romance klandestine mes vajzës adoleshente të një familjeje franceze të rrënuar financiarisht dhe një burri kinez të moshuar dhe të pasur.

Autobiografia e Duras

Më 1929, një 15-vjeçare pa emër po udhëton me traget përgjatë deltës Mekong; po kthehej nga pushimet në shtëpinë e familjes së saj në fshati Sadec, për në shkollën e saj në Saigon. Ajo tërheq vëmendjen e një 32-vjeçari, djali i një manjati kinez biznesi, një i ri i pasur me një trashëgimi të bollshme. Ai godet me një bisedë vajzën; ajo pranon të kthehet pas në qytet me limuzinën e tij.

E nxitur nga rrethanat e edukimit të saj, kjo vajzë, e bija e një vejushe të falimentuar dhe depresive, sapo ka zbuluar se ka një detyrë reale: të hapë rrugën e vet në botë. Në këtë mënyrë, ajo bëhet e dashura e tij, deri sa ai i bindet mospranimit të të atit dhe ndërpret lidhjen. Për të dashurën e tij, nuk ka dilemë mbi thellësinë dhe sinqeritetin e dashurisë, por vetëm shumë më vonë, vajza pranon para vetes ndjenjat e vërteta. Romani është ngjarja e jetës së vetë autores, e cila pati një dashuri në moshën 15-vjeçare. I dashuri real i quajtur Lee, vdiq në vendlindjen e vet.

Romani biografik “Ditë të qeta në Klishi” është një vepër thelbësore dhe shprehëse e karakterit të shkrimtarit amerikan Henry Miller, i cili njihet për përzierjen e seksit me filozofinë, si dhe është një vepër informuese për kohën në të cilën ai jetoi. Ai është shkrimtari i romaneve që u ndaluan për shumë vite nga publikimi dhe qarkullimi në SHBA dhe që vuri para sprovës ligjet federale përballë artit dhe pornografisë. Libri është një pasqyrë e ditëve që autori kaloi në Paris, në vitet ’30. Mënyra e hapur e diskutimit të tij për seksin bëri që romani të qarkullonte në Francë dhe shumë vite të tjera shumë më herët sesa të botohej në vendlindjen e autorit. Botimi i parë i kësaj kryevepre në SHBA u bë i mundur vetëm në vitin 1961. Romani është përshtatur edhe për disa filma të suksesshëm.

"Emri i Trëndafilit" është vepra më e famshme e Umberto Ecos. Ajo paraqet misterin e një vrasjeje të ndodhur në një manastir italian në vitin 1327. Romani u publikua për herë të parë në Itali, më 1980 dhe në anglisht u përkthye më 1983.

Bashkë me shoqëruesin e vet, "Adso i Melk" (emëruar sipas abatit Benediktin Stift Melk), frati françeskan Uilliam i Baskervilëve udhëton për në një abaci ku qe kryer një vrasje. Ndërsa fillojnë hetimet, shumë njerëz të tjerë vdesin në mënyrë të mistershme. Protagonistët eksplorojnë një bibliotekë mesjetare shumë të ngatërruar, fuqia diversive e qeshjes dhe përballja me Inkuizicionin. Bie në fuqitë e jashtëzakonshme logjike dhe të deduksionit të Uilliamit që të zgjidhen misteret e abacisë.

"I huaji", (L'Étranger), është kryevepra e Albert Kamy, (Camus), e publikuar për herë të parë më 1942. Është një udhëtim stilistik force që përmbledh shijen autentike të universit të absurdit dhe është konsideruar si vepër me rëndësi kritike për shkrimtarë dhe kritikët si Bartes, Rob-Gillet, dhe Sarute. Rrëfenjësi është Mjursault (Meursault), një algjerian me temperament instiktiv, por jo aq demonstrativ, i cili në pjesën e parë tregon ngjarjet e përditshme të jetës së tij që nga varrimi i të ëmës dhe vrasja e një arabi në plazh. Në pjesën e dytë detajet e vogla kthehen në provat dënuese në gjyqin e tij. Mekanizmi arbitrar i sistemit gjyqësor dhe dënimi me vdekje provokojnë te Mjursault pohimin e jetës kundrejt vdekjes.

"Këlthitja dhe mllefi", është romani i katërt i Uilliem Fokner, (Ëilliam Faulkner). Ai u publikua në vitin 1929 dhe konsiderohet si kryevepra e parë e këtij autori. Ngjarja zhvillohet në vendin e Joknapatufas, një vend i krijuar nga fantazia e autorit. Ky është vendi ku zhvillohen ngjarjet e 15 romaneve dhe novelave të Folknerit dhe për nga përshkrimi ngjan me Misisipin e veriut, ku autori kaloi pjesën më të madhe të jetës. Megjithëse konsiderohet gjerësisht si shkrimtar jugor, shumë kritikë lavdërojnë te veprat e Folknerit temat humaniste universale. Libri u publikua në vitin e krizës së madhe të bursave, kohë kur shitjet e të gjitha mallrave qenë shumë të dobëta. Megjithatë, Folkner mori lëvdata të konsiderueshme nga kritikët si dhe famë për punën e tij.

Para se të shkruante "Këlthitja dhe mllefi", Folkner e kishte shumë të vështirë të shiste romanet e veta te shtëpitë botuese. Ai vendosi të përqendrojë vëmendjen e vet te një vepër shumë e mirë e për pasojë doli ky roman.

Frymëzimi për novelën erdhi nga historitë e tij të shkurtra nën titullin “Tëilight” (Muzgu). Karakteri i Kadit ishte krijuar në këtë histori. Në një skenë ku Kadi ka hipur mbi një pemë dardhe duke shikuar nëpërmjet dritares vendin ku po mbahet varrimi i gjyshes së saj, vëllezërit e saj janë duke vështruar atë dhe pantallonat e saj të pista me baltë. Folkner e kishte aq për zemër karakterin e Kadit, sa mendonte se meritonte më tepër se një histori të shkurtër. Kështu lindi edhe “Këlthitja dhe mllefi”.

Nga : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama