20 marinsa amerikane u preken nga bime helmuese gjate stervitjes ne ishullin e Sazanit

'20 marinsa amerikane u preken nga bime helmuese gjate stervitjes ne ishullin e Sazanit'

Ministria britanike e Mbrojtjes ka konfirmuar lajmin e bërë publik nga “DailyMail”, e cila  raportonte se marinsat britanik  u sëmurën rëndë gjatë një misioni përgatitor në ishullin e Sazanit. MB-ja britanik ka bërë të ditur se, 20 marinsa amerikanë, pjesëtarë të Bazës së Marinës Mbretërore të Portsmuthit, kanë shfaqur probleme në lëkurë në vitin 2013, pas stërvitjes së bërë në ishullin e Sazanit.

Sipas të dhënave dyshohet se, ushtarët mund të jenë prekur nga një bimë helmuese. Fillimisht u aludua se ushtarët ishin prekur nga gazi mustard, pasi simptomat ishin të ngjashme me efektin që jep ky gaz.

“Askush nuk e di se cili është shkaku i shfaqjes së këtyre problemeve në lëkurë. Askush nuk e ka konfirmuar ende. Megjithatë, marinsat kanë kaluar nëpër bar, por edhe nëpër ndërtesa. Ne menduam se mund të jenë efektet e gazit të vjetër mustard”,-ka bërë të ditur një burim anonim nga Marina Britanike.

Kjo ishte stërvitja e 3-të vjetore, e realizuar nga Marina Britanike, në bashkëpunim me ushtrinë shqiptare. Stërvitja “Albanian Lion 2013” u realizua në jug të Shqipërisë nga 28 gushti deri në 2 shtator 2013.

Gjatë periudhës së muajit shtator 2013 ushtarët anglezë kanë pësuar simptomat, por mediat angleze e kanë mësuar këtë fakt vetëm ditët e fundit dhe kanë raportuar ngjarjen e ndodhur që në shtator.

Konfirmohet se ushtarët anglezë për disa ditë kanë qenë të impenjuar në pastrimin e një rrjeti tunelesh në ishullin e Sazanit. Sipas një zyrtari nga Ministria e Mbrojtjes, aktualisht nuk janë planifikuar stërvitje të tjera në ishullin e Sazanit.

Shkak për këtë incident kanë armët kimike dhe biologjike të mbartura gjatë Luftës së Ftohtë, ku Shqipëria u mbështet fort në Bashkimin Sovjetik dhe ishulli u përdor si një bazë strategjike madhore në Mesdhe. Trupat sovjetikë ndërtuan një kompleks nëndetësesh atje dhe një impiant për armët kimike dhe biologjike, para se të tërhiqeshin nga Shqipëria, në vitet 1980. Sot e kësaj dite, dëmi mjedisor i shkaktuar nga eksperimentet e bëra atje mbetet i paqartë. Maskat e gazit të periudhës sovjetike janë ende të shpërndara në ishullin 3 milje të gjatë dhe 2 milje të gjerë.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përgënjeshtroi sot lajmin se, marinsat britanikë ishin helmuar me gaz mustard, gjatë një misioni përgatitor në një bazë të braktisur armësh kimike sovjetike, në Ishullin e Sazanit.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes planëzuesit e përbashkët nuk kanë vërejtur asnjë shenjë të mbetjeve kimike të dëmshme për shëndetin e trupave që do të merrnin pjesë në stërvitje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama