2010-a viti me djeges i te gjitha koherave

2010-a, viti me djeges i te gjitha koherave
Vera e gjate dhe e nxehte eshte vetem ne fillimet e saj. Qe nga marsi deri ne qershor temperaturat kane qene vende-vende te larta, madje shume mbi mesataren e stines, por ajo qe do te vije ne muajt ne vazhdim do te jete me te vertete e jashtezakonshme dhe per shumekend kjo do te jete nje vere qe nuk do te harrohet lehte. Madje ka shume nga ata meteorologe qe e cilesojne kete vit “me te nxehtin” ne historine boterore. Dhe nuk mbaron ketu...

Sipas te dhenave te instituteve meteorologjike te shume vendeve te botes, nder te cilet me prestigjiozi eshte NOAA (Administrata Oqeanike dhe Atmosferike), temperatura e kombinuar toke-oqean prej 14.2 gradesh, e regjistruar ne qershor eshte me e larta e te gjitha koherave, ose me fjale te tjera eshte 0.68 grade me e larte se mesatarja e shekullit te kaluar. Duke filluar qe nga muaji mars e ne vazhdim, situata ka ardhur duke u perkeqesuar me shifra qe kapin rekorde te reja. Meteorologet parashikojne nje skenar “dritherues” per javet ne vazhdim. Parashikimet shume “te nxehta” per veren perveluese te shkencetareve kane ndezur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje beteje tjeter.

Dhe kjo ne nje kohe kur ky vend po perjeton vertet nje vale temperaturash jashtezakonisht te larta. Behet fjale per betejen e atyre qe mbeshtesin dhe jane kunder ndikimit te njeriut ne ndryshimet klimatike, nje debat qe ka nisur qe prej disa kohesh dhe po zhvillohet me tone gjithnje e me te mprehta, ndersa situata meteorologjike po jep shenja ndryshimesh te medha. Javen qe shkoi Nju Jorku ka leshuar nje alarm qe do te zgjase per 10 dite, nje alarm qe ngjan me nje paralajmerim ndaj gjithe atyre qe dalin ne oret me te nxehta te dites, nje alarm per t’iu shmangur sa te jete e mundur diellit te mesdites, duke qene se rreziku shendetesor eshte shume i madh.

Nderkaq, kryebashkiaku Majkell Blomberg ka nxjerre neper qytet shpikjen e tij te fundit, ate te tri pishinave te levizshme, qe pergjate gjithe muajit gusht do te qendrojne ne pozicione te ndryshme ne Park Avenue dhe qe do te frekuentohen nga ata qe per arsye te ndryshme duhet te vazhdojne te rrine ne “Mollen e Madhe” edhe gjate stines se nxehte te ketij viti. Nderkaq, disa gazeta te rendesishme te vendit kane paralajmeruar edhe per nje rrezik tjeter qe mund te preke metropolin me te madh te Shteteve te Bashkuara: rrezikun e uraganeve, qe nese do te “frynin” me forcen qe fryjne ne jug te vendit do te shkaktonin nje numer te madh humbjesh ne njerez, duke qene se behet fjale per nje qytet te mbipopulluar.

Behet fjale per parashikimet e agjencise se mesiperme prestigjioze, parashikime qe te “perkthyera” nga eksperte te ndryshem te meteorologjise nuk ua kane aspak “zili” skenareve te filmave hollivudiane me teme katastrofat natyrore. Sipas ketyre parashikimeve, perveç te nxehtit te jashtezakonshem priten edhe permbytje te medha, si ajo e Nashvillit ne muajin maj, apo edhe reshje debore krejt te papritura dhe shume te dendura, si ato qe mbuluan dhe paralizuan gjithe Uashingtonin gjate dimrit te kaluar.

Nderkaq, ka nga ata qe i pranojne parashikime te tilla dhe nga ata qe i hedhin poshte sigurisht, duke i cilesuar si skenare fataliste qe kane shume pak mundesi te ndodhin. Gjithsesi, per te gjithe problemi me i madh dhe me akut eshte ai i te nxehtit, i cili ka kapur edhe shume vende te Europes, madje edhe ato tradicionalisht te fresketa edhe ne mesin e veres. Se si do te perballohet kjo vere e nxehte me temperatura shume me ekstreme krahasuar me te gjitha vererat e meparshme, perben nje sfide personale per çdo njeri, por edhe nje sfide per shendetin publik te shume vendeve te botes qe duhet te marrin masa urgjente per lehtesimin e situates.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama