Me poshtë kemi paraqitur një listë të këtyre kategorive me 10 vendet e para.
Më e kërkuara e 2011 në Google – Rebecca Black
Çdo vit Google publikon listën e termave më të kërkuar në motorin e tij. Edhe këtë vit lista dominohet nga sensacionet, personat e famshëm dhe Apple. Në vendin e parë është gjetur sensacioni i YouTube-it, Rebecca Black me këngën e saj Friday. Vendi i dytë, me të cilin sipas të gjitha gjasave Google është shumë krenar, i takoi vet kompanisë, respektivisht rrjetit shoqëror Google+. Nga termat interesantë, vlen të thuhet se vendi i pestë i takoi Battlefield 3, e në dhjetëshen e parë janë futur edhe dy produkte të Apple, bëhet fjalë për iPhone 5 në vendin e gjashtë dhe iPad 2 në vendin e dhjetë. Steve Jobs për nga popullariteti në kërkime ishte në vendin e nëntë.
Lojërat më të popullarizuara në Facebook gjatë 2011-tës
Facebook publikoi listën e lojërave më të popullarizuara shoqërore në këtë platformë, e në mesin e dhjetë më të mirave ndodhen katër nga kompania Zynga. Shfrytëzuesi mesatar i cili luan lojëra në Facebook, për çdo muaj ka luajtur më shumë se tri lojëra dhe duke luajtur ka kaluar më shumë se gjysmën e kohës të cilën e kalon në Faceook. Edhe pse Zynga ndodhet në katër vende, i pari i shkoi lojë Gardens of Time, nga kompania Playdom, e listën në tërësi mund ta shihni në vazhdim.
2. The Sims Social (EA)
3. Cityville (Zynga)
4. DoubleDown Casino (DoubleDown Interactive)
5. Indiana Jones Adventure World (Zynga)
6. Words With Friends (Zynga)
7. Bingo Blitz (Buffalo Studios)
8. Empires & Allies (Zynga)
9. Slotomania-Slot Machines (Playtika)
10 Diamond Dash (wooga)
2011: 10 lajmet më popullore në Facebook
Ja lista e elementëve më të klikuar në rrjetin social të Mark Zuckerberg. Në krye të listës së lajmeve ndërkombëtare që kanë krijuar më shumë zhurmë dhe kanë ngjallur kuriozitet për vitin 2011, është vdekja e Bin Laden, pastaj lista vijon si më poshtë:
Fitorja e Packers në Super Bowl
Çështja Casey Anthony, e cila u akuzua për vrasjen e fëmijës së saj, por u lirua pasi nuk ishte e vërtetë
Skandali seksual i aktorit Chalie Sheen
Vdekja e gjigantit të Apple, Steve Jobs
Martesa mbretërore në Angli
Vdekja e këngëtares Ammy Winehouse
Dalja e edicionit të tretë të videogame “Call of Duty”
Operacionet ushtarake në Libi
Uragani Irene në Nju Jork
Këngët më të dëgjuara të vitit 2011
We Found Love – Rihanna and Calvin Harris
Last Friday Night (T.G.I.F.) – Katy Perry
Sexy And I Know It – LMFAO
Titanium – David Guetta and Sia
First of the Year – Skrillex
Scary Monsters and Nice Sprites – Skrillex
Without You – David Guetta and Usher
Stereo Hearts – Gym Class Heroes featuring Adam Levine
Pumped Up Kicks – Foster the People
Someone Like You – Adele
2011: YouTube arrin në 1 trilion shikime
YouTube ka publikuar të dhënat e shikimit të videove për vitin 2011. Këto shifra janë marramendëse, pasi në YouTube janë shikuar mbi 1 trilion video, ose 140 video për çdo person në planet. Për më shumë, YouTube ka prodhuar edhe një video përmbledhje, në të cilën paraqiten videot më të shikuara të vitit 2011.
10 filmat më të diskutuar gjatë 2011 në Twitter
Cilët kanë qenë filmat më të diskutuar në Twitter?
Harry Potter and the deathly hallows
Seritë e Harry Potter
Phineas e Ferb the Movie – Në dimensionin e dytë
Saga eTwilight
Justin Bieber: Never Say Never
Cowboys & Aliens
Në kërkim të Nemos
Batman: Rikthimi
Queen: Days of Our Lives
A Fairly Odd Movie: Grow Up, Timmy Turner!