2011 viti i perendimeve te medha

2011, viti i perendimeve te medha
Viti që po lëmë pas do të mbahet mend si viti i rënieve të mëdha nga pushteti. Nga diktatorët, te liderët politikë e bosët e industrive të mëdha që kanë lënë gjurmë historinë ndërkombëtare të dhjetë viteve të fundit.  Me shpresën se viti 2012 të mos shënojë rënien e Europës së bashkuar, ja një listë e shkurtër e personazheve pozitivë e negativë që kanë dalë nga skena gjatë vitit 2011.  Kim Jong Il, diktatori i Koresë së Jugut, i cili u nda nga jeta të shtunën e kaluar, pas një ataku në zemër.

Në mënyrë të padiskutueshme, viti që po lëmë u shenjua nga pranvera arabe, që çoi dhe vazhdon të çojë në protesta të rinjtë në Afrikën Veriore e Lindjen e Mesme, të cilët kërkuan më shumë të drejta dhe liri në vendet e tyre të shtypura nga diktatura disavjeçare.  Vdekja e Muamar Gedafit pas konfliktit që shpërtheu në Libi mund të jetë ndoshta kulmi i këtyre revolucioneve. Por nuk mund të mos kujtohet rënia e presidentit egjiptian Hosni Mubarak pas 30 vitesh në pushtet, ndërsa Egjipti ende nuk ka gjetur stabilitetin.

Pavarësisht se nuk ishte një lider politik, vdekja e Osama bin Ladenit do të bëjë që viti 2011 të sillet ndërmend sa herë flitet për të. Fundi i 10 viteve në kërkim të tij dhe ai i terrorit të Al Kaedës ishte një ndër zhvillimet historike që bota njohu gjatë 2011-s.  Nëse vdekja e diktatorit korean Kim Jong Il nuk ndryshoi asgjë në pushtetin komunist në vendin e tij, për t’u parë mbeten pasojat e dorëheqjes së Silvio Berluskonit në Itali.

Sipas disa analistëve në shtetin fqinj, rënia e qeverisë së tij mbylli një njëzetvjeçar historik për vendin, por pavarësisht se ish-kryeministri është shprehur disa herë se nuk do të kandidojë sërish, duket shumë larg daljes nga skena politike.  Dominique Strauss-Kahn, shefi i FMN-së dhe bankieri më i fuqishëm i botës u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të akuzave në adresë të tij për përdhunim. Dhe jo vetëm kaq. Kjo hodhi në erë edhe mundësinë e tij për kandidaturën për president i Francës në krye të të majtës.  Në fund të kësaj liste, një njeri që me shpikjet e tij ndryshoi përgjithmonë mënyrën tonë të jetesës. Steve Jobs, një gjeni që hyri në histori, por që njohu perëndimin në tetor të këtij viti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama