Rreth 65 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së, gjatë periudhës tetor 2014 - tetor 2015.
Shqipëria renditet e pesta në botë për numrin e azilkërkuesve në BE gjatë kësaj periudhe, pas Sirisë me rreth 319 mijë azilkërkues, Afganistanit me 146 mijë, Irakut me 104 mijë dhe Kosovës me 93 mijë.
Sikurse shihet vendet para Shqipërisë janë vende jo europiane që janë në luftë apo të dalë nga lufta. Shqipëria, ndërkohë është një vend kanditat për në BE.
Në total, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës përbënë 13 për qind të numrit total të azilkërkuesve në Europë, në vitin 2015.
Ndërkohë, 199 mijë shqiptarë të tjerë aplikuan për llotarinë amerikane në vitin 2015.
Kjo do të thotë që numri i personave që kanë tentuar për t'u larguar nga Shqipëria gjatë periudhës një vjeçare tetor 2014-2015 ka qenë rreth 264 mijë ose gati 10 për qind e popullsisë.
Me mijëra të tjerë kanë provuar rrugë të tjera, përfshi bashkim familjar dhe qëndrim ilegal.