21 Janari Kater vjet burg per kater te vrare

21 Janari  Katër vjet burg për katër të vrarë

Pas 5 vitesh, procesi gjyqësor i "21 Janarit" përfundoi në mënyrë të turpshme: vetëm 4 vjet burg për katër të vrarë nga shteti para godinës së qeverisë.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili dënoi me një vit burg ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe me tre vjet burg ish-gardistin Agim Llupo, me akuzën fajtor për vrasjen nga pakujdesia.

Pra, sipas Gjykatës, Zoti Prendi dhe Zoti Llupo kanë vrarë tre qytetarë nga pakujdesia.

Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, për vrasjen e tre qytetarëve me akuzën e vrasjes me dashje,. Ndërsa për viktimën e katërt, prokuroria akoma nuk ka gjetur një fajtor.

Në 21 janar të vitit 2011 u vranë katër persona përpara Kryeministrisë, gjatë protestës së Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama