Kur bëhen sot 4 vjet nga tragjedia e 21 janarit e cila i mori jetën 4 personave gjatë një demonstrate të opozitës kundër korrupsionit në qeveri, dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, kanë protestuar duke u shprehur se edhe pas 4 vitesh nuk është marrë asnjë masë.
Të rinjtë nën pankartat dhe thirrjet se “Qeveria i vrau dhe qeveria i groposi” kanë theksuar në protestën e tyre se ata nuk do e harrojnë tragjedinë në fjalë.
Sipas tyre është po e njëjta tragjedi si ajo e 21 janarit, kur në burgjet shqiptare vetëvriten persona që nuk kanë paguar energjinë elektrike. Ata i bënë thirrje qeverisë që të zbardhë dhe të vërë para drejtësisë autorët, dhe të mos zvarritet më kjo çështje.
Ditën e sotme shënohen 4 vjet nga tragjedia e 21 janarit, ku në bulevardin qendror të kryeqytetit mbetën të vrarë, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.