"Kur linda me thone se kam peshuar 950 grame", thote Lizzie. Doktoret qe e ndoqen asokohe menduan se ajo nuk mund te mbijetonte, nderkohe organet e saj u rriten ne menyre fantastike.
Megjithate, ajo qe hane mjeket vite me pare eshte vertetuar: Lizzie nuk mund te ishte kurre nje vajze si gjithe te tjerat.
"Do te doja te hyja ne nje ambient dhe te mos shihesha me aq kuriozitet nga njerezit", thote Lizzie, e cila ne faqen e saj ne Facebook ka vendosur qindra foto, ku shfaqet neper festa te ndryshme me miqte e saj, e veshur me fustane mbremjeje.
Sindroma misterioze
Semundja prej se ciles vuan Lizzie eshte diagnostikuar ne menyra kontroverse. Realisht ajo duhet te ushqehet shpesh per te mbijetuar, nderkohe qe nuk merr asnje gram ne trupin e saj. Semundja shkakton plakje te pershpejtuar, humbje ne peshe dhe shkaterrim te organeve. "Jane tre persona ne bote qe kane kete sindrome. Mes te cileve edhe Amanda, 30 vjec e cila eshte e martuar dhe jeton ne Angli", thote Lizzie.
Optimizmi i 21-vjecares
"Ha cdo gje me racione te vogla. Patatina, karamele, cokollata, pule te skuqur, torta, akullore. Ha vazhdimisht, por nuk marr peshe. Acarohem kur njerezit me etiketojne si anoreksike. Pavaresisht kesaj qe po me ndodh, une jam nje njeri normal", thote Lizzie. Megjithate ajo eshte shume e forte dhe perballon mrekullisht pengesat qe i dalin ne jete. Ajo nuk do te donte te ndryshonte pamjen e saj fizike dhe jeten e saj per asnje motiv ne bote. "Jetoj nje jete normale dhe perballoj veshtiresite qe me dalin perpara me koken lart", thote kjo vajze trupvogel, por me shpirt te madh.