Një 22-vjeçar kinez ka jetuar vetëm me ujë këto 12 vitet e fundit. Ning XueFa është bere i famshëm kur bëri publike situatën e tij, mesa duket për shkak të alergjive ndaj ushqimeve që është zhvilluar që kur ishte vetëm 10 vjeç, i cili është detyruar të mjaftohet duke konsumuar vetëm ujë. I vetmi ushqim që mund të përballojë Ning është qumështi, por mesa thotë familja e tij nuk mund ta përballojë kështu që duhet të mjaftohet me ujë. Ai konsumon rreth dhjetë litra në ditë. Megjithatë, përveç deklaratave të tij dhe të familjes se tij, nuk ka dëshmi të tjera që konfirmojnë se ai nuk ushqehet kurrë (sepse duket e pamundur që një njeri të rrojë kaq gjatë pa ushqim).
Mjeket i diagnostikuan një sëmundje që shkakton një etje anormale, por natyrisht nuk kane mundur ta monitorojnë 24 orë në 24 gjatë 10 viteve të fundit. Sigurisht ushqimet për të janë vuajtje e madhe, me fytin që irritohet dhe i përzihet, por dhe fiziku i tij nuk është i njëjtë me dike që ushqehet normalisht.
Është i gjatë 1.50 m dhe peshon 40 kg. Dobësia e shkaktuar nga gjendja shëndetësore po i krijon shume probleme Ning-ut, në fakt ai nuk po arrin të gjejë një vend pune prej fizikut të dobët dhe për faktin se duke konsumuar kaq shumë ujë, duhet të shkojë në tualet vazhdimisht.