Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, në ndërtesën e lartë Sky Tower në zonën e ish-Bllokut. Një vajzë 22-vjeçare është hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Sipas dëshmitarëve vajza 22 vjeçare, Iris Belba nga qyteti i Fierit, ka qenë duke pirë kafe në lokalin që ndodhet në katin e fundit të kësaj ndërtese. Belba ka qenë punonjëse në një nga bizneset e pallatit 16-katësh. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ende mbeten të paqarta shkaqet pse vajza është hedhur. Paraprakisht dyshohet se akti ekstremi i vajzës së re është ndërmarrë për shkak të depresionit.