25 vjetori i vendosjes se marredhenieve diplomatike Shqiperi Izrael konkurs per dizenjimin e logos

Logo e IzraelitTIRANE, 6 Nëntor/ATSH/- Me rastin e 25 vjetorit të vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike midis Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Shqipërisë , Ambasada e Shtetit të Izraelit në Tiranë dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë organizojnë konkursin kombëtar për ideimin dhe dizenjimin e logos që do të përfaqësojë 25 vjetorin e marrëdhënieve të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.

Kjo logo do të shoqërojë çdo aktivitetet bilateral, botim, promocion, informacion dhe më shumë gjatë vitit 2016.

Si e tillë kjo logo duhet të jetë një krijim origjinal, me vizibilitet të lartë duke përcjell nëpërmjet elementëve të saj mesazhet e miqësisë dhe bashkëpunimit të fortë ndërmjet dy vendeve.

Lidhur me këtë ftohen të gjithë të interesuarit të plotësojnë propozimet e tyre deri në datën 15 Dhjetor 2015 tek : [email protected].

Çdo propozim duhet të përfshijë: një logo me rezolucion të lartë; një shpjegim konçiz i projektimit dhe zgjedhjet që projektuesi zgjodhi të përfshinte në punë; disa fjalë për projektuesin; dhe një dokument për heqjen dorë të të drejtave për përdorimin e logos. Projektuesi fitues do të zgjidhet me shumicën e votave nga një komisioni i përbashkët Shqiptaro-Izraelit dhe nga një votim online në median sociale.

Logoja fituese do të vihet në perdorim duke filluar nga 1 Shkurti 2016, ndërsa titulli i projektuesit fitues do të publikohet para asaj date.Projektuesi i logos së zgjedhur do t'i jepet një biletë fluturimi dhe akomodim në Izrael. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama