250 mije euro ne ore per Sarkozy

250 mije euro ne ore per Sarkozy
Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është duke shqyrtuar një ofertë pune me pagë 200 mijë stërlina në orë (rreth 250 mijë euro), në një bankë që ka të punësuar gjithashtu ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair. Nëse Sarkozy, i cili humbi zgjedhjet presidenciale në maj përballë socialistit Hollande, do të pranojë ofertën, do të shndërrohet në një prej personave më të paguar në botë nga puna e tij, në mos më i paguari.

Lajmi është pritur me pakënaqësi të thellë në Francë, ku Sarkozy është kritikuar më parë për përdorimin e influencës politike për përfitime personale gjatë mandatit 5-vjeçar në krye të “Elysse”, perfshi ne marreveshje tejet te dyshimta me ish-diktatorin libian, Muammar Gaddafin.

Ish-kryeministri Blair, që prej largimit nga “Downing Street” në vitin 2007, ka blerë gjashtë shtëpi, një avion privat dhe raporton të ardhura prej 20 milionë stërlinash në vit.

Midis këtyre fitimeve, Blair përfiton 2,5 milionë paund në vit nga roli i tij si këshilltar i bankës amerikane “JP Morgan”, e cila është ajo që i ka bërë ofertën e çmendur edhe ish-Presidentit të Francës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama