29 gusht 3123 Para Krishtit Austria eshte goditur nga nje asteroid gjigant

29 gusht, 3123 Para Krishtit , Austria është goditur nga një asteroid gjigant
Kjo tabletë është interpretuar së fundi nga dy studiues britanikë, pas gati tetë vite kërkimesh. Bëhet e ditur se atje janë vendosur lëvizje natyrore në qiell para agimit të 29 gushtit të vitit 3123 para Krishtit, duke shpjeguar ardhjen e një meteori që ka goditur planetin tonë.

Studimi, nga i cili ka lindur edhe libri për shpjegimin e fenomeneve, shkruar nga Alan Bond, drejtori i Reaction Engines, një kompani angleze e specializuar në zhvillimin e sistemit të hapësirave, thekson se mbi tavolinezën (Planisfera), tregohen trupa qiellorë dhe një asteroid i madh që ka rënë mbi territorin austriak, atje ku sot ndodhet qyteti i Kofelsit.

Në fakt, në këtë qytet, ndodhet një krater me diameter 1.5 km, që mendohet të jetë krijuar nga goditja e këtij asteroidi, duke lënë pasoja katastrofike, duke shkatërruar territore të tëra dhe dhjetra-mijëra persona të vdekur. Tavolinëza ka një kënd prej 700C dhe mendohet se është kopjuar nga disa astrologë që duhet të kenë parë vërtet me sytë e tyre asteroidin që goditi tokën në këtë zonë, gati 5 mijë vjet më parë.

Atje përshkruhet se goditja ka qenë shumë e madhe dhe se “objekti i bardhë” duhet të ketë shkatërruar gjithçka rreth e rrotull. Specialisti Mark Hempsell shton se “Shpërrthimi ka krijuar një krater të madh në formën e kraterit vullkanik, ndërsa tymi është përhapur në rajon dhe mund të jetë parë në disa qindra kilometra. Mundësisht, pjesa më e madhe e banorëve të zonës duhet të kenë vdekur nga asfiksimi”.

E.MYRTEZA Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama