29 mije dosje u asgjesuan ne vitet 1989-1992

'29 mije dosje u asgjesuan ne vitet 1989-1992'

Ndërkohë që në Shqipëri ka tashmë edhe një debat ligjor për çështjen e hapjes së dosjeve, ish- kryeministri Aleksandër Meksi trajton një nga pikëpyetjet më të mëdha të kësaj çështje: Sa dosje ekzistojnë, sa janë zhdukur dhe pse?

“Përpara se të fillohet me lustracionin dhe hapjen e dosjeve, duhet që opinioni publik të informohet me imtësi për gjendjen e dokumentacionit të ruajtur,” shkruan Meksi.

Më tej ai sjell disa të dhëna interesante.

Gjatë kohës që ishte kryeministër, u nis puna për të hartuar një ligj për hapjen e dosjeve.

“Sipas të dhënave paraprake, rezultonte se një numër i madh dosjesh ishin ‘asgjësuar’- termi në urdhrat përkatës”, shkruan Meksi.

Përveç pastrimeve të herëpashershme, vitet e fundit, nën pretekstin se nuk kanë më vlerë, u bënë asgjësime masive, thekson Meksi.

“Të dhënat që di unë, tregojnë se gjatë viteve të 1980- 1992, për 26 rrethet e vendit, janë asgjësuar rreth 39.500 dosje. Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29 mijë dosje ose 75 përqind e tyre”, shkruan ish- kryeministri.

Ai citon edhe një radiogram të ministrit të kohës, Simon Stefani, ku theksohet se duhen ruajtur vetëm ato dosje për spiunazh dhe organizime, dhe “të asgjësohen menjëherë dosjet për agjitacion dhe propagandë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama