3 dite me kufomen ne shtepi

3 dite me kufomen ne shtepi

Të gjesh një vend për t’u varrosur në ditët e sotme, po kthehet në një hall më të madh edhe se vete largimi nga jeta. Mund të duket absurditet, por banorët e fshatit Mallunxe të rrethit të Matit, nuk po gjejnë dot vend për të varrosur të afërmit e tyre.

 

Një nga banoret, Hajrie Murati sjell këtë dëshmi tronditëse, kur pohon se pas vdekjes e ka mbajtur vajzën tri ditë se pronari i tokës pranë varrezave nuk e lejonte ta varroste. Për shkak të mungesës së fondeve për dëmshpërblimin e pronareve, banoreve ju janë ofruar si zgjidhje varrezat e qytetit. Por kjo ka kosto të lartë për ta për shkak të largësisë.

 

Kthimi i pronave pranë varrezave pronarëve po detyron parashikimin në buxhetet vendore të fondeve të veçanta për dëmshpërblimin. Në ato raste kur kjo ka qenë e pamundur, banorët e zonave janë vënë në vështirësi edhe për gjetjen e banesës së fundit.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama