Një studim australian ka dalë në përfundimin se konsumimi i tre filxhanëve çaji në ditë bën mirë për zemrën, siç publikon ‘Daily Mai’. Udhëheqësi i këtij kërkimi shkencor, profesori Jonathan Hodgson, u shpreh: “Kemi zbuluar se çaji parandalon sëmundjet e zemrës. Ai ndihmon në mbajtjen e ulët të tensionit të zemrës.” Caji është pija e dytë më e konsumuar në botë, pas ujit. Përmban polifenole dhe antioksidantë që parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene, ndërsa ky studim e lidh edhe me parandalimin e sëmnudjeve të zemrës dhe mbajtjen e tensionit në nivele optimale. Një tjetër studim nga Universiteti i Harvardit ka treguar se çaji mund të rrisë imunitetin e organizmit.