3 format e migrenes si kurohen ato

3 format e migrenes, si kurohen ato
Rreth 8 për qind e meshkujve dhe 14 për qind e grave në Shqipëri vuajnë nga dhimbja e kokës, siç njihet në gjuhën mjekësore, migrena. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje prek moshat 35 deri në 45 vjeç. Tek gratë shpesh ajo është në formë më të zgjatur dhe më intensive. Por nuk përjashtohen mundësitë e shfaqjes së saj edhe te fëmijët, 5 për qind e tyre vuajnë nga kjo sëmundje. Jo gjithmonë ndihma e mjekut mund të çojë në parandalimin e kësaj sëmundjeje tepër shqetësuese për njerëzimin. Shpesh vetëshërbimi mund të jetë shumë më frytdhënës se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.

Migrena klasike

Shfaqet zakonisht tek fëmijët, adoleshentët ose të rinjtë. Është me e shpeshtë tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me çrregullime vizuale (shkëndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetëm në një gjysmë të kokës (në të majtë ose në të djathtë), të vjella. Vazhdon 2-6 orë dhe përmirësohet pas gjumit.

Migrena e zakonshme

Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjën e të vjellës, por pa të vjellë dhe pa shqetësime vizuale. Më e shpeshtë tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Migrena “me orar”

Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natën. Më e shpeshtë tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 orë pasi ka rënë të flejë, ka një intensitet të lartë që të zgjon nga gjumi, i sëmuri loton vetëm nga njëri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqërohet me probleme vizuale ose të vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjëherë dhe rishfaqet ditën tjetër në të njëjtën orë për disa javë me radhë. Pastaj mund të pushojë për disa muaj dhe të rishfaqet përsëri.

Shkaqet

Shkaqet e shfaqjes së migrenës deri më sot ende nuk janë bërë plotësisht të njohura, edhe pse në botë numri i njerëzve, që vuajnë prej saj, është shumë i madh. Migrena është një formë e veçantë e dhimbjes së kokës, e cila mund të zgjasë nga disa minuta deri për ditë me radhë. Me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Shenjat e para janë shqetësime vizive: fleshe dritash në ajër, shfaqen sidomos tek adoleshentët ose moshat e reja, të cilët janë pjesëtarë familjesh ku është prezente kjo sëmundje edhe tek anëtarët e tjerë, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut celebral, shkaktuar nga shqetësime arteriale.
Geni që shkakton migrenën
Në vitin 1996 është zbuluar një gen përgjegjës për transportimin e kalciumit nëpër qelizat celebrale, i cili shkakton një formë tjetër migrene, e quajtur “migrena familjare”, nëse ky gen nuk funksionon normalisht, lëvizjet e nivelit të kalciumit reflektohen në mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i të cilave shkakton këtë formë migrene. Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së migrenës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike. Thuhet se migrena është dy herë më shumë prezente tek femrat se sa tek meshkujt. Sipas shkencëtarëve përveç barnave migrena mund të shërohet plotësisht me mjekësi popullore. Pasi, sipas tyre, barishtet që i përdorim për mjekim në mjekësi popullore nuk janë vetëm ilaçe, ato janë (shumica e tyre) pjesë e ushqimit të përditshëm.

Këshilla për migrenën dhe spondiliatrozën

1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama