Top tenisi - Nëse gërhisni më shumë kur flini në kurriz, bëni një xhep në pjesën e pasme të pizhamave dhe vendosni një top tenisi në të. Në këtë mënyrë nuk do të flini dot në kurriz, por do të ktheheni në anën tjetër pa u zgjuar.
Jastëk shtesë - Vendosni një jastëk tjetër dhe duke u ngritur koka do të ndalohet gërhitja.
Strisha për hundën - Nëse gërhisni dhe nuk keni probleme me sinozitin apo kollën, mund të parandaloni gërhitjen duke vënë strisha hunde. Këto ngjitësa hapin rrugët e ajrit duke bërë të mundur një frymëmarrje më të mirë.