3 mije shqiptare vdesin ne vit nga duhani

3 mije shqiptare vdesin ne vit nga duhani
Studimi më i fundit mbi përdorimin e duhanit në Shqipëri tregon se 40% e tyre janë konsumues, ndërsa në një vit, 3 mijë shqiptarë vdesin nga duhani. Studimi është bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili jep të dhëna tronditëse mbi vdekshmërinë në vend si pasojë e përdorimit të duhanit apo edhe qëndrimit në ambiente ku konsumohet duhan.

Sipas specialistëve, 18-20 për qind e vdekjeve në vend i atribuohen duhanit. Shifrat alarmante që janë bërë publike nga specialistët e ISHP-së, që janë të dhëna për vitin 2009. Ky studim është bërë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, raportoi Gazeta Shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama