3 milione euro per trashegimine

3 milionë euro për trashëgiminë
Nga dita e djeshme, ky projekt ka filluar të zbatohet nga "SYNTHESIS AND RESEARCH Ltd., G.Albanis dhe Fintikakis Architects" si dhe "Albanian Multi-Utilities Enterprise Sh.p.k (AME)". Në ambientet e Ministrisë së Kulturës projektuesit e këtij projekti kanë paraqitur vizionin e tyre për rigjenerimin e zonave më të dëmtuara të trashëgimisë kulturore. Koncepti i tyre kishte të bënte me një alternim të arkitekturës së ditëve të sotme me traditën.

Sipas zotit N. Fintikakis, bashkëpunues nga Greqia i këtij projekti, bashkitë e 12 qyteteve kanë paraqitur projekte të ndryshme për restaurimet e monumenteve kulturore dhe së bashku do të përzgjedhim se si mund të investohet më së miri fondi i caktuar prej tre milionë eurosh, nga Komuniteti Evropian (i tërhequr nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve).

Pasi të shqyrtohen projektet do të caktohen katër fituesit në katër bashkitë përkatëse. Skica e projekteve do të bëhet deri në dhjetor 2008 dhe restaurimi i tyre pritet të përfundojë brenda prillit 2009.

Nga  : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama