1. Udhëtoni
Sapo të zini një vend të mirë në karrierë do të keni gjithnjë e më pak kohë të udhëtoni dhe të argëtoheni. Pas universitetit, para se të nisni një punë të re, shfrytëzojeni rastin dhe udhëtoni. Nuk do të pendoheni.
2. Publikoni diçka
Qoftë në gazetën e shkollës apo të qytetit, gazetat kombëtare apo si fituesi i historisë më të bukur, nuk ka asgjë më të bukur se ta shohësh emrin me germa të zeza në të bardhë. Shkrimi nuk ka pse të jetë vepër arti.
3. Shikoni filma
Do të ishte mirë të shihnit filmat më të shitur gjatë viteve, në mënyrë që të mos mbeteni jashtë në ndonjë diskutim kinematografik gjatë mbrëmjeve me miqtë. Lista e tyre është e gjatë, por më mirë pak se asgjë.
4. Jetoni në Londër
Jo të gjithë mendojnë se jeta në kryeqytetin më të madh bën për ta, por pak njerëz pendohen nëse e bëjnë. Një vend i mirë për ta vendosur veten në karrierën e zgjedhur. Londra është e përkryer për gjithçka.
5. Mësoni një gjuhë të dytë
Edhe pse gjuhët e huaja janë më se normale për një fshesaxhi në Bullgari, britanikët dhe amerikanët nuk janë aq të dhënë pas tyre. Në fakt, shumë prej tyre nuk flasin mirë as anglisht.
6. Vraponi në maratonë
50 km vrap janë ferri për shumë njerëz, por nëse filloni të praktikoheni pak në çdo ditë, shumë shpejtë do të jeni kampioni i lagjes. Duhet të jeni në formë të mirë trupore dhe shpirtërore para se të mbushni 30 vjeç.
7. Udhëtoni në autostradën e bregdetit paqësor
Kjo ide mund të jetë pak ekstravagante, por nuk mund të thoni se keni provuar gjithçka në jetë pa ndjerë erën kaliforniane në flokë dhe kripën e oqeanit paqësor në trup.
8. Martohuni
Statistikat thonë se 50 për qind e 30-vjeçarëve janë ende të pamartuar. Nuk ka pse t’ju vijë keq, por marrëdhëniet seksuale në shtratin martesor janë shumë më të mira se kënaqësitë e një beqari të dëshpëruar.
9. Shkoni në festival muzike
Pritja në radhën pa fund para një biletarie për të parë koncertin e grupit të preferuar, eksperienca e pakëndshme pa një banjë ndërsa jeni atje do të kompensohet me përjetimin që do të merrni.
10. Provoni ushqime të ndryshme
Nuk e besoj se doni të ndryshoni prefiksin e moshës pa provuar karkalecat, kërmijtë dhe sepjen. Jo më kot këto ushqime mbivlerësohen nga restorantet më të mira në botë.
11. Siguroni të ardhmen
Kjo është më e lehtë në të thënë se në të bërë, por ajo që duket e bukur për momentin do të kalojë shpejt, dhe në fund do të mbeteni vetëm ju me pensionin tuaj. Shumë pak janë kaq guximtarë sa ta provojnë.
12. Testoni veten
Hedhja me parashutë, kërcimi nga ura me litarë elastikë… kurrë në 1 milionë vjet, mund të mendoni ju, por ka gjëra më pak të rrezikshme për të dalë nga zona e rehatisë dhe të përballeni me frikën.
13. Vizitoni Parisin
Thonë që është qyteti më romantik në botë. Kush e di? Do të ishte mirë të shkonit ta provonit personalisht. Asnjëherë nuk i dihet, mund t’ju pëlqejë kaq shumë sa të qëndroni atje.
14. Flakni 1 milionë në një natë
Mos t’ju bëhet zakon dhe kurrë mos shpenzoni më shumë nga sa mund të përballoni, por nëse keni mundësitë do të ishte mirë t’ia bënit qefin vetes duke blerë në një natë ato që keni dëshiruar gjithmonë.
15. Hapni një llogari bankare
S’është këshilla më e mirë që mund të merrni, e dimë, por hapja e një llogarie bankare ku të vendosni tepricat e rrogës çdo muaj është mënyra më e mirë për të kaluar pushimet aty ku dëshironi.
16. Bëni diçka për bamirësi
Qoftë të vraponi në një maratonë, të merrni pjesë në një ngjarje të drejtpërdrejtë ku mblidhen para për viktimat e tragjedive, apo çfarë të doni ju, mos festoni 30-vjetorin pa e bërë bamirësi më parë.
17. Dilni në televizor
Dikush ka thënë se të gjithë e kemi 15 minuta famë në jetë, por për disa mjaftojnë vetëm 15 sekonda. Nuk është e nevojshme të jeni super i talentuar, mjafton vetëm të tregoni çfarë bëni më mirë.
18. Hani në restorant me 7 yje
Britania nuk është më vendi i vetëm në Evropë në të cilin flitet për restorante të cilësisë së lartë, prandaj nuk ka justifikime kur mendoni për picerinë pranë shtëpisë në vend që të darkoni në restorantin më të mirë.
19. Jepni dorëheqjen
Jeni të lodhur me profesionin e momentit dhe ëndrra juaj është diçka tjetër? Zgjidhja është ndryshimi, edhe pse jo gjithmonë kaq i lehtë. Nëse jeni të sigurt për atë që doni të bëni, mos hezitoni.
20. Shkoni në një ndeshje sportive
Pse të prisni derisa lojërat Olimpike të organizohen në vendin ku jetoni? Nëse ju pëlqen sporti, shkoni në ndonjë ndeshje futbolli në Wimbledon ose të ndiqni nga stadiumi Kupën e Botës. Çfarë po prisni?
21. Kaloni një fundjavë në Nju Jork
Qoftë me miqtë, familjen apo me të dashurin e zemrës, nuk ka eksperiencë më të bukur se ta shihni botën të rrotullohet nga Big Apple dhe të ndjeni se jeni në çdo filmi që keni parë.
22. Lexoni libra
Do t’ju duhet një jetë e tërë të lexoni të gjithë librat më të shitur në botë, por mundohuni të shfletoni sa më shumë të keni mundësi. Mos harroni edhe ndonjë gazetë të përditshme.
23. Blini makinë të hapshme
Para se të martoheni dhe të blini një motor të ngadaltë me ndenjësen e fëmijëve brenda, investoni në diçka që do t’ju bëjë të shijoni lirinë tani që e keni, e cila nuk zgjat shumë.
24. Blini diçka të kushtueshme
Kur ka qenë hera e fundit që e keni trajtuar veten ashtu siç e meritoni? Për sa kohë që nuk e llastoni veten, çmenduni për një natë dhe shpenzoni të paktën rrogën e një mujori në diçka të veçantë.
25. Blini verë të shtrenjtë
Në një pikë të jetës do t’ju duhet të hiqni dorë nga pija, por nuk është ende mosha juaj. Edhe pse nuk është e rëndësishme të blini një shishe tepër të shtrenjtë, duhet të dini çfarë ju shijon më shumë.
26. Regjistrohuni në “Facebook”
Është rrjeti shoqëror në internet që po përhapet si zjarri dhe ekziston mundësia që të jeni tashmë anëtar. Nëse nuk jeni, “Facebook” dhe adresa të tjera janë mënyra më e mirë për t’u njohur me njerëz.
27. Regjistroni historinë familjare
Prindërit, veçanërisht gjyshërit tuaj janë lidhja e përkryer me të kaluarën, prandaj gjeni çfarë të mundni për ta dhe shkruajeni. Do të vi një çast në jetë kur duhet ta dini me siguri se nga vini.
28. Këndoni live
Këndimi është i përsosur për të çliruar tensionin, pavarësisht se çfarë zëri keni. Këndoni në karaoke për të rritur besimin, për sa kohë që të mos prisni duartrokitje dhe urime të sinqerta.
29. Bëni një kontroll shëndetësor
Sëmundjet nuk vinë vetëm në pleqëri dhe investimi në një trup të shëndetshëm do t’ju kursejë mjaft shpenzime në të ardhmen. Sëmundjet e parandaluara janë më mirë se të kuruara.
30. Ngjituni në mal
Nuk ka pse ta bëni në moshën 30-vjeçare, por ngjitja e një mali (duke marrë masat e duhura gjatë rrugës) është një prej mënyra më të mira për ta parë botën në lartësi.