Termat nga A – D
A Fortiori
Tregon një provë të një pretendimi me anë të një pretendimi të provuar edhe më të fortë. Për shembull: Nëse është e ndaluar të ngasësh një biçikletë me një pasagjer shtesë, atëherë është e ndaluar të ngasësh një biçikletë me dy pasagjerë shtesë.
Ad Hoc
Përgjithësisht ka të bëjë me një zgjidhje që është projektuar për një problem specifik; nuk është përgjithësues dhe s’mund të përshtatet për qëllime të tjera. Shembujt përfshijnë një kostum të bërë me porosi, një protokoll rrjeti i shkruar me dorë apo një ekuacion me një qëllim specifik.
Ad Hominem
Një argument ad hominem konsiston me përgjigjen ndaj një argumenti apo një pohimi faktual duke sulmuar një karakteristikë apo besim të personit që e shtron argumentin apo pohimin, dhe nuk i adresohet substancës së argumentit dhe as nuk prodhon evidenca kundër pohimit. Përdoret më rëndom për t’iu referuar specifikisht fyesit ad hominem apo argumentum ad personam, gjë që konsiston në kritikat apo sulmin personal ndaj folësit të argumentit për të diskredituar argumentin që ai po shtron.
Ad Infinitum
Të vazhdojë gjithmonë, domethënë drejt pafundësisë.
Bona Fide
Besim i mirë. Kjo është gjendja morale dhe mendore e ndershmërisë, bindjes për të vërtetën apo falsitetin e një propozimi apo një personi që shpreh opinionin.
Casus Belli
Rast apo incident i luftës. Shpesh keq-shqiptohet si “causus belli” dhe besohet se do të thotë “shkak i luftës”. E fundit nuk është e saktë.
Caveat Emptor
Blerësi të hapë sytë. Përgjithësisht “caveat emptor” është doktrina e ligjit të pronës që kontrollon shitjen e pronës së patundshme pas datës së mbylljes.
Corpus Delecti
Trupi i krimit. Kjo ka të bëjë me parmin se duhet të provohet se krimi ka ndodhur para se një person të dënohet për kryerjen e atij krimi. Për shembull, një person nuk mund të gjykohet për vjedhje nëse nuk provohet se prona është vjedhur.
De Facto
De facto është një shprehje latine që do të thotë “në fakt” apo “praktikisht”, por nuk shqiptohet nga ligji. Për shembull, martesa de facto apo një standard de facto (një standard që pranohet përgjithësisht por nuk formalizohet).
De Jure
E kundërta e de facto.
Dictum
Në terminologjinë e ligjeve një dictum (shumësi dicta) është çdo pohim që formon një pjesë të vendimit të një trupi gjykues, në veçanti të një trupi gjykues vendimet e të cilit kanë vlerë si precedent.
Termat nga E – O
Ergo:
Kështu që. Për shembull, “Cogito, ergo sum”, mendoj, prandaj ekzistoj. (Dekarti, edhe pse origjinën e ka në frëngjisht: “Je pense, donc je suis”.
Ex Officio:
Me anë të virtytit të postit apo pozicionit; “me të drejtën e postit”. Shpesh përdoret kur dikush mban një pozitë për arsye të mbajtjes të një pozite tjetër. një keqkuptim i zakonshëm është se anëtarët ex officio të një kongresi apo komiteti mund të mos votojnë, por kjo nuk garantohet në atë titull.
Flagrante Delicto:
Një term ligjor i përdorur për të treguar se një kriminel është kapur në aktin e kryerjes të një krimi (krahaso corpus delicti). Termi bashkëbisedues “e kapi me presh në dorë” apo “e kapi gjatë aktit” janë ekuivalente në shqip.
Habeas Corpus:
Ky është emri i një veprimi ligjor përmes së cilës një person mund të kërkojë lehtësim nga një dënim i paligjshëm për veten e tij apo për dikë tjetër. Urdhri gjyqësor i habeas corpus ka qenë historikisht një instrument i rëndësishëm për ruajtjen e lirisë individuale kundër arbitraritetit të akteve të shtetit.
Ibid.
Ky është termi i shkurtër për “Ibidem”, i përdorur për të siguruar një fundshënim, një citim në fund të faqes, apo një referencë nga një burim që citohet në shënimin e tekstit. Për të gjetur burimin ibid. dikush duhet të shikojë referencën para saj, prandaj ibid. shërben si një qëllim i ngjashëm me thonjëzat.
Ipso Facto:
Kjo përkthehet fjalë për fjalë si “me anë të vetë faktit”, i cili do të thotë se një efekt i caktuar është një pasojë e drejtpërdrejtë e aktit në fjalë, në vend që të shkaktohet nga një akt pasues si vendimi i një gjykate.
Lingua Franca:
Një lingua franca është çdo gjuhë që përdoret gjerësisht përtej popullsisë e folësve vendas. Statusi de facto i lingua franca shpesh “dhurohet” nga masat për gjuhën më me influenciale të kombit për momentin. Anglishtja është për momentin lingua franca e biznesit, shkencave dhe aviacionit ndërkombëtar dhe ka zëvendësuar frëngjishten si lingua franca e diplomacisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dikush tjetër mund të thotë se lingua franca është interneti.
Magnum Opus:
Kjo ka të bëjë me arritjen më të mirë, më popullore dhe më me famë të një autori, artisti apo kompozitori dhe është diçka që ka kontribuar në një sasi të madhe materiali. Për shembull, dikush mund të thotë se simfonia e nëntë e Bethovenit është magnum opus-i i tij.
Non Sequitur
Nuk ndjek. Ky term logjike i referohet një konkluzioni i cili nuk vjen si pasojë e premisës. Për shembull:
1. Nëse A-ja është e vërtetë, atëherë B-ja është e vërtetë.
2. B-ja pohohet se është e vërtetë.
3. Kështu që, A-ja duhet të jetë e vërtetë.
Obiter Dictum:
“Meqë ra fjala”, është një shprehje apo vëzhgim i bërë nga një gjykatës se, edhe pse është e përfshirë në trupin e opinionit të trupit gjykues, nuk formon një pjesë të nevojshme të vendimit të trupit gjykues.
Termat nga P – V
Per Diem:
“Për ditë”, do të thotë sasia specifike e parave që një organizatë i lejon individit të shpenzojë në ditë. Zakonisht, edhe pse jo vetëm për këtë rast, këto janë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe të jetesës.
Post Mortem:
“Pas vdekjes” – një autopsi.
Prima Facie:
“Në pamjen e parë”, ose “me anë të shembullit të parë”. Përdoret në anglishten moderne ligjore për të bërë të ditur se me shembullin e parë, një çështje duket se është vetë-evidente nga faktet.
Primogeniture:
Primogeniture është e drejta zakonore ligjore e djalit të parë të lindur që do të trashëgojë të gjithë pasurinë e patundshme, me përjashtimin e vëllezërve dhe motrave më të vogla. Kjo është tradita e trashëgimisë nga i parëlinduri të të gjithë pasurisë së prindërve, pronat apo postin. Në mungesë të fëmijëve, atë e trashëgojnë të afërmit e farefisit, me anë të rregullit të vjetërsisë në pemën e trashëgimisë.
Pro Bono:
Pro bono është një frazë që vjen nga latinishta dhe do të thotë “për të mirën e publikut”. Ky term shpesh përdoret për të përshkruar punën profesionale të ndërmarrë vullnetarisht dhe pa pagesë, si një shërbim ndaj publikut.
Quasi:
Në një farë mënyre apo në një farë shkalle. E ngjashme me parashtesën “semi”.
Sine Qua Non:
“Pa të cilën nuk mund të jetë” (pasi). I referohet një veprimi, kushti apo përbërësi të domosdoshëm dhe esencial. Në kohët e fundit termi ka kaluar nga një përdorim ligjor në një përdorim më të përgjithshëm në shumë gjuhë.
Subpoena:
Një subpoena është “një komandë për t’u shfaqur në një kohë dhe vend të caktuar për të dhënë dëshmi për një çështje të veçantë”.
Vice Versa:
Anasjelltas. Vice shqiptohet vetëm me një rrokje, por në latinishten klasike shqiptohet “wee-kay wehr-suh” dhe në latinishten ekleziatike “vee-chay vehr-suh”.