300 mije persona levizen ne kufirin Shqiperi-Kosove ne shtator

300 mije persona levizen ne kufirin Shqiperi-Kosove ne shtator

Zyrtarë të policisë së Kukësit thanë se më shumë se 300 mijë persona kanë hyrë në doganë e Morinit në Kukës brenda muajit shtator. Ndonëse lëvizja ka ardhur duke u ulur, për shkak edhe të përfundimit të sezonit turistik, pika normale e kalimit të udhëtarëve është për periudhën rreth 7000 persona në 24 orë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare raportoi se rreth 90 për qind e këtij fluksi ka lëvizur nga dogana e Morinit në kufirin 123 kilometrash (117 tokësor dhe 6 kilometra lumor) të  Shqipërisë me Kosovën, ndërsa në pikat e tjera kufitare të të dy vendeve, lëvizja ka rënë ulur ndjeshëm dhe kontrolli bëhet vetëm me një sportel. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj u citua nga i njëjti burim, të ketë thënë se në muajin shtator kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 165 948 persona dhe 50 670 mjete të llojeve të ndryshme. Po sip[as zëdhënësi, kanë në të njëjtën periudhë, kanë dalë nga Shqipëria për në Kosovë 159 272 persona dhe 57545 mjete të llojeve të ndryshme.

“Është e ndjeshme rënia e fluksit të lëvizjes në krahasim me muajin gusht, kur  hynë në  Shqipëri 528 812 persona  me 100157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa dolën 454981 persona  me  123617 mjete të llojeve të ndryshme”-tha zëdhënësi. Megjithatë, policia rrugore në të dy anët e Rrugës së Kombit vazhdon me të njëjtat ritme me synim eliminimin e  incidenteve apo të aksidenteve, gjë që deri tani nuk kanë qenë të rralla.

Të dy vendet kanë në funksionim pika të kalimit kufitar në 6 zona, Morin, Shishtaveci, Borje dhe Orgjost në Kukës, Qafë Prush në Has dhe Qafë Morinë në Tropojë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama