Kështu deklaruar David Smith, drejtori i Programit “Asistencës për Doganat” të agjencisë Crown Agents. Smith theksoi se puna në terren gjatë muajit maj rezultoi në zbulimin e një numri të përafërt shkeljesh, por me vlerë më të madhe monetare; kjo për shkak të mirinformimit të skuadrave dhe përmirësimit të metodave të përzgjedhjes. Gjatë takimit Crown Agents raportoi mbi ecurinë e tre muajve të parë të punës, sipas kontratës me qeverinë shqiptare, përfshirë edhe lançimin e skuadrave operative në mars 2014.
Të pranishëm në takim ishin zv. ministri i Financave, Ervin Mete, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, si edhe përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë Delegacionin e Bashkimit Evropian, OSBE-në dhe PAMECA-n. Përfaqësuesit e qeverisë shprehën mbështetjen e tyre të fortë për punën që po bëhet dhe theksuan domosdoshmërinë e rritjes së ndërgjegjësimit të bizneseve për të respektuar legjislacionin fiskal.
Drejtorja e Përgjithshme e Doganave nënvizoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Crown Agents dhe drejtuesve të lartë të Doganave Shqiptare. Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare e mirëpritën fuqimisht raportin e përgatitur nga Crown Agents, si një mënyrë për të promovuar transparencë dhe një ndihmesë në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit mes palëve të interesuara. Në 17 mars, agjencia britanike për doganat ‘Crown Agents” nisi punën në terren në çdo pikë të doganave. Referuar marrëveshjes, ekspertët e kompanisë "Crown Agents" janë shpërndarë në çdo pikë doganore shqiptare dhe në administratën qendrore dhe për rastet ku konstatojë abuzime apo veprime të dyshimta, janë të detyruar të raportojnë menjëherë pranë ekzekutivit shqiptar.