37-vjeçarja, Edlira Dobrushi ka dëshmuar sot në mëngjes detaje të reja gjatë marrjes në pyetje në komisariatin e policinë së Lecco. Nëna që vrau tri vajzat e saj tregon se, në momentin e krimit ka qenë e dëshpëruar. Ajo ka pranuar përgjegjësinë e vrasjes së tre fëmijëve.
Pasi ka vrarë tri vajzat – dy të voglat në gjumë ndërsa më e madhja ka bërë rezistencë duke luftuar me nënën që po tentonte ta vriste – ajo ka marrë trupat e pajetë të tyre në dhomën e saj të gjumit.
Pasi fqinjët kanë kërkuar që të luajnë me vajzat e saj ajo u është përgjigjur: “Vajzat e mija nuk janë më”.
Policia italiane ende nuk ka konfirmuar lajmin e tentativës për vetëvarjes të Edlirës. Ajo nuk ka shenja të dëmtimeve serioze në kyçe dhe duar.
Sipas policisë, vrasja e trefishtë ka ndodhur në faza dhe dhoma të ndryshme. 37-vjeçarja jetonte me vajzat në një apartament në katin e dytë të një ndërtese të vogël në Bergamo.
Dyshohet se marrëdhënia e ish-bashkëshortit të saj me një grua tjetër mund të ketë ushqyer urrejtjen e Edlirës. Ish-bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi, 45 vjeç ka 15 vjet që jeton në Itali. Ai ka dyshtetësi dhe është me precedent kriminal.
Policia e arrestoi 37-vjeçaren mëngjesin e së dielës rreth orës 06:30 dhe u gjet në gjendje të çoroditur dhe me duar të mbuluar në gjak. Skena Brenda shtëpisë ishte horror dhe policia thotë se ajo ka përdorur dy thika.