-Mos beje asgje qe ju nuk deshironi te beni. Kjo eshte rregulla e pare, ne takimin ne personin qe e pelqeni. Nese nuk ju pelqen ajo, thoni shkurt “Me duket qe nuk jemi per njeri-tjetrin” dhe pershendeteni me miresjellje.
-Te jesh vetvetja eshte nje nga keshillat me te mira qe mund te merrni. Mos aktroni dhe mundohuni te jini sa me natyral para saj. Çdo gje e panatyrshme mund te shkaktoje pakenaqesi dhe ju te dukeni si palaço.
-Nese nuk ndjeheni rehat me temen per te cilen diskutohet, atehere eshte e mire qe mos te zgjateni me tej, por me mjeshteri ikni bisedes duke e orientuar ate ne nje tjeter drejtim. Ja disa nga gjerat te cilat ju duhet t’i evitoni nga tavolina e takimi te pare: politika, ish te dashurat, te hollat, problemet qe keni me..., ditet e keqija, momentet me te keqija qe keni perjetuar, sa njerez keni rrahur deri tani etj.
-Nuk duhet harruar, se gabimi me i madh qe shume shpesh behet ne takimin e pare, eshte te genjesh. Genjeshtra nuk zgjat shume dhe kete ju duhet ta dini kur vendosni te beni kete hap. Nese deshironi, qe ne takimin e pare te lini pershtypje te mira, veprimi me i duhur eshte te tregoni vetem te vertetat. eshte e rekomandueshme qe kur deshironi te nisni nje fillim te mbare, kete ta beni duke ndjekur vetem rrugen e duhur dhe te mos anashkaloni te verteten.