4 fotot qe nuk duhen vene ne Facebook

4 fotot qe nuk duhen vene ne Facebook
Edhe pse mund të keni aktivizuar të gjitha klauzolat e mundshme që mbrojnë privatësinë tuaj në Facebook, fotot e hedhura online mund t’iu vënë në rrezik apo (më e pakta) në siklet. Ja se si të evitoni problemet duke mos publikuar në profilin tuaj këto 4 lloj fotosh:

Mos posto foto që përmbajnë të dhënat tuaja personale

Nëse nuk doni të jeni viktima të sulmeve “hacker”, mos postoni foto ku tregoni patentën që keni marrë, apo certifikatën e martesës. Nëse mendoni se Facebook siguron privatësinë e fotove tuaja, gaboheni. Mjafton që një nga miqtë të mos ketë aktivizuar opsionet e privatësisë dhe të dhënat tuaja mund të përfundojnë në duar të gabuara.

Evitoni fotot e festave

Shumë punëdhënës përdorin Facebook-un për të kontrolluar sjelljen e vartësve të tyre. Evitoni fotot “e çmendura” dhe gjithmonë zgjidhni një foto profili sa më profesionale. Kini kujdes edhe me tag. Këshilloni miqtë tuaj që të mos ju postojnë në profil foto që mund t’ju shkaktojnë probleme.

Postoni foto ku jeni vetëm ju

Edhe pse nuk ka lidhje me sigurinë, postimi i fotove ku dallohen edhe persona të tjerë pranë jush mund t’ju heqë mundësi të mira në jetën sentimentale. Gjithashtu “përjashtimi” i njerëzve të tjerë nga foto me anë të prerjes mund të shkaktojë dyshime: një krah mund të bëjë që të tjerët të mendojnë se jeni i zënë.

Këshilla e fundit: Mos vini foto profili të bëra me webcam. Cilësia është jashtëzakonisht e dobët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama