4-vjetori i shuarjes se Dritan Hoxhes vajza poston foton e vallzimit te fundit

4-vjetori i shuarjes se Dritan Hoxhes, vajza poston foton e vallzimit te fundit
Dje janë mbushur 4 vjet nga dita kur Dritan Hoxha, themeluesi i Top Channel, humbi jetën në një aksident tragjik. Vajza e tij e madhe, Lori  në profilin e saj ne Facebook, ka vendosur një foto me të atin gjatë një feste pak muaj para aksidentit. Në foto ajo shfaqet duke kërcyer më të atin. Diçitura që vajza i ka vendosur fotos është: “A little princess and her King” (Princesha e vogël dhe mbreti i saj). Për të ishte vallëzimi i fundit…

40 vjeç

ishte Dritan Hoxha, i lindur në Kukës më 20 shtator 1968 që humbi jetën në një aksident tragjik natën e 23 majit 2008. Ditën e djeshme Z.Hoxha i cili la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë (3 vajza, një djalë) është kujtuar nga stafi i kompanisë që themeloi. Në një ceremoni të posaçme fondacioni që mban emrin e tij shpalli gjithashtu fituesit e konkursit “për shtypin e shkruar drejtuar studentëve”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama