2. Rrethi i hundës. Edhe përballë pastrimit ditor në poret e hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe papastërtia, këto e ngarkojnë hundën dhe rrethin e saj duke krijuar mitisera. Si ndihmë e parë do t’ju shërbejnë ‘flasterët’ për fytyrë të cilët lidhin papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin jashtë.
3. Lëkura e lodhur. Nëse fytyra juaj është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe spërkateni me ujë të vakët. Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të vluar, e vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të duket më e përmirësuar.
4. Ndihmë nga herpesi. Herpesi lajmërohet gjithë herë në kohën më të vështirë, prej stresit dhe atëherë kur trupi lufton me temperaturën e lartë . Nëse vëreni se keni herpes sa më shpejt lyeni me krem që përmban aciklovir. Nëse këtë nuk e keni në shtëpi, atëherë lyeni me pastë për dhëmbë.
5. Sytë e fryrë. Nga frigoriferi nxirrni dy qeska të vogla të cilat i keni ftohur vetëm 10 min, i mbuloni sytë dhe qëndroni 10 min , pasi t’i largoni qeskat do të fillojë të tërhiqet të fryrit e syve, ndihmë do t’ju bëjë edhe një masazh me gishtërinj në kapak të syve në mes të vetullave drejt syve.
6. Heqja e tepërt e vetullave. Nëse në vendin ku kanë qenë qimet e vetullës më shumë nga heqja e tepërt kanë mbetur rrathë dhe skuqje e tepërt, këtë vend mund ta ngjyrosni me një laps ngjyrë kafe të çelët.
7. Lodhja rreth syve. Sytë do t’ju duken shumë të freskët dhe të pushuar nëse i mbuloni me dy rrathë tranguj, në këtë mënyrë mund ta bëni edhe me ekstrakt të trangujve të cilin do ta vendosni rreth syve si krem.
8. Buzët e plasaritura. Në këtë vend lëkura është më e hollë se në pjesët tjera të trupit, i lyeni buzët me mjaltë, për një moment buzët e juaja kanë fituar kujdesin e nevojshëm dhe është e nevojshme që gjithë herë t’i lyeni me mjaltë. Nëse vazhdimisht përdorni balsamin me lule kadife i cili është i njohur me ndikimin shërues, buzët tuaja kurrë nuk do të jenë të plasaritura.
9. Hija rreth syve. Si ndihmë e parë do t’ju mbulojë vetëm korrektori, zgjidhni korrektorin me nuancë më të hapur se teni i fytyrës tuaj.
10. Tushi i qerpikëve i shkapërderdhur. Kur lëshon tushi rreth syve, kjo gjë nuk është e mirë, këto shenja do t’i largoni me balsam të buzëve e pastaj lehtë me faculetë letre i largoni shenjat. Pas kësaj vendosni pudër pluhur.
11. Shikimi i padukshëm. Sytë ju dukën të pa jetë dhe pa shkëlqim, uluni me tushë të qerpikëve në dorë, do të dukeni menjëherë freskët dhe plot jetë. Nëse jeni bionde lyeni qerpikët ngjyrë kafe. Nëse jeni zeshkane lyeni qerpikët me ngjyrë të zezë.
12. Vetullat e dalluara. Pasi të lyhen flokët vetullat duken shumë të errëta, nuk duken mirë, me një copë vatë me qumësht për pastrimin e fytyrës do t’i fërkoni vetullat, do të befasoheni pas kësaj.
13. Bardhësia e fytyrës. Bardhësinë do ta largoni me një krem e cila e bënë fytyrën më të errët, mundësia e dytë: mbi kremin e ditës të vendosni pudër të lagët me ngjyrë toke.
14. Shkëlqimi i faqeve. Faqet i keni lyer me shkëlqim dhe tash ju duket vetja se po shkëlqeni shumë. Këtë problem do ta largoni nëse në fytyrë do të vendosni një pudër pluhur shumë të hapur që do ta largojë shkëlqimin.
15. Rrudhat në ballë. Pak ushtrime të fytyrës do t’ju ndihmojnë për këto rrudha. Vendosni shuplakët e duarve në ballë, pjesa e poshtme e shuplakës të bie mbi vetulla dhe ngriheni lëkurën me duar nga lartë poshtë dhe me një fortësi t’i mbani duart për pak kohë, pastaj shikoni poshtë me sy duke ngritur ballin lartë këtë ushtrim e përsëritni 10 herë, në fund lëshoni fytyrën. Pas 2 min këtë ushtrim e bëni edhe me vetulla poshtë e lartë.
16. Hija e kapakëve të syrit. Për t’u shpërndarë më mirë hija rreth syve duhet që ta lyejmë më parë syrin me një shtresë kremi, mbi të vendosim pudër pluhur, pastaj hijen.
17. Lëkura e shndritshme. Vendosni jastëkët për fytyrë dhe me ta kaloni nëpër lëkurën e fytyrës që yndyra e tepërt të humbas.
18. Lodhja. Lyeni duart me pak krem dhe në mënyrë ritmike bëni masazh pjesës së gishtit tregues dhe gishtit të unazës. Ndani patjetër disa minuta për këtë lloj masazhi. Dilni në ajër të pastër merrni frymë thellë.
19. Gjumi i dobët. Për të qenë i qetë dhe për të kaluar natën mirë, para se të bini në krevat bëni një regjistrim të punëve të nesërme. Para se të flini, ajroseni mirë dhomën, temp e ajrit nuk duhet të jetë mbi 18 gradë, errësoje dhomën në të cilën flini, do të bëni një gjumë të lehtë.
20. E padisponuar. I buzëqeshni vetes në shikimin e parë në pasqyrë dhe herë pas here vishuni me rroba me ngjyra të gjalla. E kuqja të bënë të ndihesh i fortë, e verdha ta ngrit disponimin,derisa të shkoni në punë dëgjoni muzikë të mirë për disponim të mirë. Mbi tavolinën e punës mbani gjithë herë lule të freskëta.
21. Stresi i përhershëm. Puna, kolegët, familja, obligimet ju kanë dalë mbi kokë. Qetësohuni pak, uluni te dritarja e hapur dhe me buzë të mbyllura në mënyrë të kontrolluar thithni ajrin , pastaj ngadalë atë ajër e lëshoni duke i hapur buzët në mënyrë të lehtë.
22. Lëkura e verdhë. Doni të dilni në një vikend pas motit të ftohtë, nuk dini se si, pasi që lëkura juaj është shumë e bardhë si qumështi, pasi që nuk dëshironi të dukeni si e sëmurë vendosni pak krem për ndryshim të lëkurës. Ka preparate shumë të suksesshme në formë të sprejeve që rregullojnë çdo pjesë të lëkurës suaj të trupit.
23. Thonjtë e thyer. Nëse i keni thonjtë që thyhen lehtë, patjetër ndërpriteni lyerjen me manikyr, ngase manikyri i dëmton thonjtë dhe largon yndyrën e tyre duke i dobësuar. Patjetër disa ditë i lyeni duart me vaj ulliri dhe bëni banjë me parafinë.
24. Duart e dëmtuara. Duart kanë nevojë për tretman sikurse fytyra. Duke i larë duart me sapun dhe me detergjente jo të mira, shpesh herë e humbasin elasticitetin e tyre dhe mu për këtë arsye duhet t’i lyeni brenda dite disa herë me krema të cilat e bëjnë regjenerimin natyral. Nganjëherë mund të bëni një lyerje të duarve një herë ne javë, ku pasi t’i lyeni duart, futini në dorëza flini me to.
25. Rrudhat në gjoks. Në mëngjes pjesën e zbuluar e spërkatni me ujë të ftohët dhe pastaj e lyeni me një krem hidrant nga lartë-poshtë.
26. Zgjimi i vonshëm. Nëse zgjoheni vonë mos kërceni nga krevati, mblidhe veten, hapeni dritaren dhe shijo ajrin e pastër, lëshoni një muzikë e cila do t’ju zgjojë kënaqësinë, bëni një dush me ujë të ftohtë, pastaj të nxehtë, me një xhel për dush të përbërë nga qumështi, kjo ju kursen kohën .
27. Këmbët e lodhura. Nëse ju kalon tërë dita dita në këmbë, atëherë kujdesuni për këmbët tuaja, pastrojini, patjetër lyeni me xhel për vena dhe së paku kur të uleni mbani këmbët lart.
28. Thembrat që dhëmbin. Nëse keni qëndruar me këpucë me taka të larta është normale se do ju dhëmbin thembrat. Kur të shkoni në shtëpi, zbathuni, pastroni këmbët me ujë të vakët dhe me një grusht kripë, kërko nga dikush që t’u bëjë masazh thembrave, do të përmirësohen pas 10 min dhe pas kësaj lyeni thembrat me krem.
29. Kaplimi i djersitjes. Papritmas ju mbulon djersa, nëse ky çrregullim nuk është hormonal, shkaktar mundë të jetë kafeja e cila e detyron trupin të lëshoj djersë të madhe. Si ndihmë e parë mundë t’i freskoni nënsqetullat me ujë, me deodorante ose me faculeta freskuese.
30. Turbullimi në mëngjes. Kaloni mëngjesin pasi që natën e keni pasur të shkurtër prej ndejave, pini një çaj mente dhe një vitaminë C me magnezium.
31. Flokët e dobët. Urgjentisht shkurtoni flokët sepse nuk keni kohë të shkoni te floktari, në flokë vendosni pak shkumë dhe vendosni ‘viklerët’ e mëdhenj, i thani me tharëse dhe me brushë të rrumbullakët. Flokët do të dukën të shëndosha dhe të gjalla.
32. Ngjyra e gjelbër në kokë. Kjo ngjyrë mund të lajmërohet tek flokët e ngjyrosura në bionde. Ngjyra mundë të përmirësohet pasi që shumë herë flokët i lani me shampon kundër zbokthit. Pastaj vendoseni një maskë për flokë, e leni të qëndron 15 min dhe i shpërlani flokët. Këto veprime e bien ngjyrën në vend.
33. Flokët e çara në fund. Më së miri është t’i preni majat e flokëve, t’i lyeni me vaj selikoni i cili i forcon majat dhe e kthen shkëlqimin e tyre.
34. Flokët e elektrizuara. Duke bërë fenirimin e shpeshtë, floku elektrizohet dhe fluturon në të gjitha anët, duhet t’i ikni fenirimit nganjëherë. Nëse veç e bëni, në flokë vëni krem për flokë dhe krihini me krahër druri.
35. Floku pa shkëlqim. Pasi t’i keni larë flokët, i shpërlani me uthull molle dhe ujë mineral, në fund i spërkatni me sprej.
36. Floku i yndyrshëm. Keni flokë të yndyrshëm dhe nuk keni kohë t’i pastroni, atëherë vëni në kokë sprej për larjen e flokëve të thata, i bëni masazh kokës dhe këtë e largoni me fenirim dhe i krihni me brushë.
37. Flokë të drejtë. Nëse keni flokë të shkurtë, me xhel do t’i ngitni me gishtërinj lartë, ndajini, spërkatni me sprej, do të dukën më të gjata.
38. Lodhja. Shndriteni vendin ku rrini, ndizeni një shkop aromatik, shtrihuni dhe fantazoni se keni udhëtuar në një vend që nuk e njihni, mendoni për pallate, plazhe të mira dhe kënaqësi tjera,10 min fantazi dhe mendime pozitive do t’ju kthejë në një ditë të mbarë dhe të suksesshme.
39. Nuk je në formë. P.sh. derisa të telefononi apo pritni në rend në bankë, shtrëngoni dhe lëshoni muskujt e prapmë të vitheve, derisa të punoni në kompjuter luani me muskujt e barkut.
40. Lodhje e plotë. Nëse doni të përmirësoheni bëni masazhin e duarve, merrni pak krem dhe bëni masazhin çdo gishti në drejtim të shuplakës së dorës, derisa të skuqet gishti si gjaku. Do të shihni se kjo kthen energjinë.