40 per qind e bregdetit me bakterie te rrezikshme.

40 për qind e bregdetit me bakterie të rrezikshme.
Edhe pse të gjithë ne, kush më pak e kush më shumë, në këto ditë të nxehta frymën e mbajmë sapo na jepet mundësia drejt bregdeteve, kjo gjë në shumicën e rasteve mund të jetë fatale. Sëmundje të rrezikshme lëkure,

infeksione apo edhe bakterie të rrezikshme që mbizotërojnë në 40 për qind të plazheve tona, mund të jenë armiqtë tanë në çdo moment. Përpos kësaj, plazhi i Durrësit sipas një studimi të kryer nga Ministria e Mjedisit vetëm një vit më parë, është i ndotur përtej parametrave të OBSH-së. Në studim bëhet e ditur se jo vetëm plazhi i Durrësit por edhe një pjesë e madhe e plazheve të tjera, janë të ndotur mbi normën e lejuar. Madje specialistët rekomandojnë deri edhe mosfrekuentimin nga pushuesit për shkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë. Këto plazhe sipas specialistëve të Ministrisë së Mjedisit  janë  plazhi i Durrësit kryesisht në Currila, plazhi Zhiron tek brryli, në zonën e shkëmbit të Kavajës tek Plepat, ku rezultatet e analizave janë  alarmante. Në raportin e Ministrisë së Mjedisit me analiza të ujërave të deteve, kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se plazhi i plepave në Golem është i ndotur përtej parametrave të OBSH dhe komunitetit europian pasi jo vetëm ujërat detare kanë ngarkesë të lartë bakteriologjike, por në gjendje alarmante është  edhe mjedisi i plazhit, ku në mes të rërës vihen re  kanale ujërash të zeza dhe pellgje ujërash urbane që kundërmojnë erë të rëndë. Nëse i keni bërë gati valixhet, e keni menduar të nisni pushimet verore në zonat bregdetare në vend, për këtë duhet të mendoheni dy herë, pasi edhe ambientalistët kohët e fundit mendojnë sipas studimeve e vëzhgimeve të kryera se gati 70 për qind e plazheve rezultojnë me ndotje të madhe, nga fekalet, uji i plazhit apo papastërtitë e rërës. Nga njëra anë Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, e cila në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kanë bërë  rreth dy muaj më parë, me fillimin e sezonit turistik monitorimin e zonave më të frekuentuara gjatë sezonit të plazhit në disa pika për vitin 2010.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama