40 punime nga Sigmar Polke ne Galerine Kombetare

40 punime nga Sigmar Polke, ne Galerine Kombetare

“Muzikë me origjinë të panjohur” quhet ekspozita e një prej artistëve më të njohur gjermanë dhe botërorë të shekullit të 20-te, artisti Sigmar Polke, i cili do të prezantohet në sallën e Ekspozitave të Përkohshme të GKA-së në 15 janar 2015 ora 18:00.

Permes një bashkepunimi midis  Galerisë Kombëtare të Arteve, Ambasadës Gjermane, Qëndrës së Gjermanishtes në Tiranë dhe mbështetjes së IfA (Institutit për Marrëdhënie me Jashtë), prezantimi i artistit Sigmar Polke sjell një ekpozitë, e cila tregon një cikël me 40 punime në guash të autorit, punime të vitit 1996, në formatin 70 x 100 cm.

Këto vepra  janë nje krijimtari që është me vlerë unike në skenën artistike aktuale si dhe ndër më të rëndësishmet e periudhës gjermane të pasluftës së dytë botërore.

Sigmar Polke ka lindur më13 shkurt të vitit 1941 në Oels. Që prej fillimit të viteve 60, ai është marrë me raportin mes së vërtetës figurative dhe realitetit, artit dhe të përditshmes. Në këtë mënyrë ai pozicionohet në një perspektivë hera-herës të distancuar dhe ironike që i mundëson artistit të kalojë përtej problematikës përmbajtësore dhe t’i kushtojë vëmendje të veçantë formës dhe dimensionit material të pikturës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama