“Ata janë themeluesit e vërtetë të mendimit të ri akademisë shqiptare. Mendja e kombit pësoi një transformim imperial që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të…Shpreh nderimin tim më të madh ndaj atyre burrave dhe grave që themeluan Akademinë e Shkencave 40 vjet më parë. Kolosë të mendimit akademik shqiptar”,-tha Berisha.
Duke veçuar figurën e Ismail Kadaresë ndër kolosët eletrave shqipe, zoti Berisha tha se duhet ta vendosim gjuhën shqipe në piedestalin e studimeve më të avancuara, si vendin më thelbesor të edukimit të brezave të këtij vendi.
“Akademia e Shkencave le të vazhdojë të shndërrohet në qendrat më të fuqishme të studimit të gjuhes shqipe. Të bëjmë gjithçka që e gjithë bota të studiojë këtë gjuhë. Ka tërheqjen për tu studiuar. Të bëjmë gjithçka të studiojmë historinë tonë që është e mbushur me drama dhe gabime të rënda, por në momente të jashtëzkonshme”,- tha Berisha duke shtuar se s’duhet të reshtim së studiuari historinë tonë e se qeveria do të bëjë gjithçka për t’i mbështetur e respektuar lirinë akademike