4000 artiste ne Festivalin e Kulturave te Botes

4000 artistë në Festivalin e Kulturave të Botës
Rreth 4000 vetë nga 80 vende të ndryshme të botës vërshuan të veshur me kostume ngjyra-ngjyra rrugëve të Berlinit të shoqëruar nga tinguj muzikorë të vendeve nga vijnë. Qindra-mijëra kurreshtarë kishin mbushur anët e rrugëve për të ndjekur këtë spektakël ekzotik.

Justina Rotkowska, anëtare e grupit 'Via Sudetica' nga Boleslavjeci i Polonisë, qyteti më i njohur për qeramikën në Evropë, thotë: "Ne duam ta bëjmë qytetin tonë të njohur në të gjithë botën. Qeramika jonë është shumë e njohur, por ne duam të bëjmë edhe më tepër reklamë për qytetin dhe qeramikën tonë, dhe një festival i tillë është shumë i bukur."

Organizatorët e Festivalit të Kulturave të Botës mendojnë se këtë vit numri i spektatorëve do të shkojë në rreth 1,3 milionë vetë. Festivali katërditor filloi të premten me koncerte të zhvilluara në disa skena të qytetit në të cilat u prezantuan 900 artistë nga e gjithë bota.

Ellen Häring-Vazquez, organizatore e Festivali i Kulturave të Botës: "Ne dëshirojmë që të kemi më tepër grupe nga vendet arabe dhe nga Turqia. Në grupet tona rinore kemi shumë pjesëtarë të këtyre komuniteteve, por do të gëzoheshim që në festival të vinim më tepër nga këto vende."

Festivali i Kulturave të Botës përfundon ditën e së hënës së rrëshajave (12.05.08).

Aida Cama  (DW)

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama