45 mije eurot jane te Onit

45 mije eurot jane te Onit
Një lidhje dashuria dhe një bashkëjetese e cila ka zgjatur për 6 vjet, ka përfunduar në një beteje gjyqësore për afro 2 vjet. Këtë herë nuk është bërë fjalë për një procedurë të zakonshme divorci, por për para. 45 mijë euro. Personazhet në histori janë, Modeli i njohur Oni Pustina dhe balerina Anbeta Toromani. Të dy banues resident në shtetin fqinj Itali ku edhe punojnë e jetojnë.

Në momentet e “lumtura” kishin  hapur një llogari të përbashkët bankare ku gjendeshin 45 mijë euro dhe të cilat mund t’i tërhiqnin të dy. Kur kjo lidhje kaloi një faze tjetër, marrëdhënia mes tyre ishte “krisur” e kishte përfunduar (në vitin 2009). Atëherë disa gjëra duheshin sqaruar në lidhje me pasurinë. Në 2010-n Anbeta Toromani në emër të së motrës (Bujana Toromani) ka kërkuar që përveç të tjerave, kjo shumë t’i kthehej asaj. Në atë kohë gjykata vendosi që ta rrëzojë padinë e ngritur nga ajo si të pabazuar në prova e në ligj. Me sa duket Toromanët nuk e kishin kopsitur mirë dosjen. E ata nuk u dorëzuan, ngritën një tjetër padi me objekt: Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit noterial procedurë e posaçme datë 15.10.2009 me nr 5037, duke vendosur përfundimisht kalimin e pjesëve të kapitalit Ambeta Toromanit. Për këtë kërkesë të bërë sërish nga Anbeta Toromani, u shqyrtua nga gjyqtarja Fatime Decolli. Në diskutimin përfundimtar të bërë në gjykatë, është sqaruar pozicioni që kanë pasur dy të rinjtë para se të mbërrinin në dyert e gjykatës:

“Anbeta Toromani dhe Fatjon Pustina që janë palë në këtë proces kanë pasur lidhje në mes tyre, ata kanë bashkëjetuar për një periudhë rreth 6-vjeçare në Itali, çka i bën marrëdhëniet mes tyre të veçanta, si marrëdhënie familjare, edhe pse kjo lidhje nuk ka qenë e formalizuar juridikisht me martesë. Gjatë kësaj bashkëjetese, Anbeta Toromani dhe Fatjon Pustina kanë pasur të ardhura të përbashkëta. Në vjeshtën e vitit 2009 ata janë ndarë”.

Por kishin rënë dakord për diçka. “Në këtë rregullim të të ardhurave mes tyre bën pjesë edhe vullneti i shprehur disa herë nga ana e Toromanit për kalimin në pronësi të Fatjon Pustinës të një shumë prej 45 000 euro në llogarinë e këtij të fundit në shkëmbim që Anbeta të mbante në pronësi të saj të gjitha pasuritë e tjera që ata kishin vënë bashkarisht gjatë bashkëjetesës”. Por më vonë, për këtë shumë Anbeta nëpërmjet motrës së saj ka pasur pretendime dhe nuk ka qenë dakord, kështu ka nisur padia e parë dhe tashmë në 8 nëntor të këtij viti përfundoi së shqyrtuari padia e dytë, të cilën Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar sërish, duke i lënë 45 mijë eurot në xhepin e Onit.

Pustina ka pretenduar se ky ndryshim në qëndrimin e Ambetës ka ardhur si rezultat i acarimit të marrëdhënieve mes tij dhe të afërmee të saj. E pas 16 seancave gjyqësore, eurot janë të Onit.

Nr. i Çështjes: 1989

Dt. e regjistrimit: 04.05.2010

Paditësit: Anbeta Toromani

Të paditurit: Fatjon Pustina

Lloji i Çështjes: Padi të Tjera (Civile në përgjithesi)

Objekti: Konstatimin si absolutisht të pavlefshme të aktit noterial prokure e posaçme datë 15.10.2009 me nr 5037 rep dhe nr 917 kol të përpiluar nga noteri Xhevdet Hamzaj. Konstatimi si absolutisht i pavlefshëm i aktit noterial Marrëveshje shitblerje kuotash datë 12.11.2009 me nr 8477 rep dhe nr 2824 kol të vërtetuar nga noteri Julian Zhelegu. Rregullimin e pasojave që kanë sjellë aktet e mësipërme absolutisht të pavlefshme duke vendosur përfundimisht kalimin e pjesëve të kapitalit objekt i marrëveshjes për shitblerjen e kuotave paditesës Anbeta Toromani dhe duke vendosur çregjistrimin e marrëveshjes shitblerje kuotash datë 12.11.2009 me nr 8477 rep dhe nr 2824 kol nga regjistri i QKR-së   Statusi i dosjes: Pas Shkallës së Parë

Gjyqtari: Fatime Decolli

Nr. i vendimit: 8855

Dt. e vendimit: 08.11.2011

Mën. përfundimit: Rrëzuar

Dispozitivi: rëzimin e kërkesë-padisë

U shpall sot më datë 08.11.2011

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama