45 vjec mosha mesatare e jetegjatesise se duhanpiresve

45 vjeç, mosha mesatare e jetegjatesise se duhanpiresve
Nuk ka shumë rëndësi nëse janë meshkuj apo femra, duhanpirësit e rregullt, për shkak të vesit të rrezikshëm, kanë një probabilitet shumë të madh që të humbin jetën në moshën 45-vjeçare.

Ajo që i vë përballë paralajmërimit personat e varur nga duhani që janë në moshën e mesme, është një studim i kryer nga ‘Feinberg School of Medicine’, në Northwestern University, SHBA, që ka nxjerrë në përfundimin se, duhanpirësit meshkuj kanë 75 për qind më shumë rrezik që të vdesin nga kanceri se sa jo duhanpirësit, ndërsa në rastin e femrave kjo shkallë risku është 65 për qind.
Në përfundim, sipas rezultateve të studimit, rreziku më i madh i këtyre personave për të humbur jetën për shkak të vesit të duhanpirjes është në moshën 45-vjeçare.

“Mosha, seksi, dhe zakoni i duhanpirjes luajnë një rol shumë të madh në shëndetin e njeriut, – pohon dr. Donald M. Lloyd-Jones, që ka kryesuar kërkimet, – ky studim duhet të jetë si një kambanë alarmi për duhanpirësit e moshës së mesme, shumica e të cilëve kanë pirë duhan prej vitesh. Ata kanë një probabilitet më të madh që të vdesin nga kanceri se sa jo duhanpirësit e të njëjtës moshë”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama