49 e francezeve duan rikthimin e DSK ne politike

49% e francezeve duan rikthimin e DSK ne politike
Pothuajse gjysma, rreth 49% e francezëve dëshirojnë që pas marrjes së pafajësisë, ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenique Strasu Kahn të kthehet sërish në politikëbërjen franceze. Ndërsa rreth 45% mendojnë të kundërtën. Sondazhi është realizuar nga kompania Harris Interactive, për të përditshmen franceze “Le Parisien e cila ka publikuar sot të dhënat.

Përqindja më e madhe e atyre që mendojnë se DSK duhet t’i rikthehet politikës është në rradhët e të majtëve, ku 60% e të pyeturve thonë po dhe vetëm 38% shprehen kundër përfshirjes në politikë të DSK. Sipas “Le Parisien” deri tani DSK nuk ka lënë të kuptohet ndonjë shenjë nga dëshira për tu përfshirë në politikën franceze. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur, thotë “Le Parisien”. Kahn u la i lire nga drejtesia ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pas zbulimit se gruaja qe e akuzonte ate per sulm seksual, kishte genjyer.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama