5 hapat qe ju largojne nga stresi

5  hapat qe ju largojne nga stresi
Te largosh stresin njehere e pergjithmone nuk eshte nje detyre e lehte. Stresi shkaktohet nga shume faktor te ndryshem, dhe per disa nga ne, pak stres eshte ne realitet i shendetshem! Ne anen tjeter kemi nje perqindje te mire te njerezve qe jane te prekur nga stresi deri ne ate mase saqe behet i pakontrollueshem dhe se shume shpejt mund t’i sjell ata ne dhome te emergjences.

Te mesosh se si te menaxhosh stresin dhe eventualisht te eliminosh ate eshte e rendesishme qe te kesh shendeti te mire mendore. A e ke ditur se stresi shkakton shume gjendje serioze nese nuk trajtohet si duhet?

Si dhimbja e kokes, ngerçet, sulme paniku, semundjet e zemres, dhe shume dhimbje te tjera te pashpjegueshme ne vende te ndryshme te trupit jane indikatore te dikujt qe po perballet me shume stres. Me poshte do te flasim per 5 menyra te lehta se si te eliminoni stresin nga jeta juaj.

1. Hidh veset e keqija – Nese vesi i juaj i keq eshte dehja, pirja e duhanit apo te ushqyerit me ushqim te keq (apo kombimin i te gjithave nga pak), sa me heret te kuptosh situaten dhe i largon ato shprehi aq me shpejte trupi juaj do te tregoj shenja çlirimi dhe keshtu bie edhe niveli i stresit.

2. Qendro i fokusuar – Njerezit qe mesojne si te perballen me stresin shpejt e kane zbuluar se menyra e thjeshte se si te jesh ne binare per te ditur çfare duhet bere eshte te pergatitesh listen e gjerave qe duhet bere per çdo dite. Kjo te ndihmon kunder mungeses se koncentrimit qe ke perjetuar se fundi dhe i lejon mendjes te pushoje, duke liruar stresin.

3. Bej diçka – Ate qe jane te prekur nga stresi largohen nga aktivitetet sociale nga turpi… me fjale te tjera jane tipa te turpshem. Kjo nuk eshte e mire. Lidhu me shoket e vjeter, leje ndonje takim kafeje apo shko ne vendin ku ke bere qejf perpara dhe kenaqu per disa ore. Kjo eshte shume e kenaqshme dhe nese e ben rregullisht – s’eshte e thene ta besh per dite – mund te zvogeloni nivelet e pergjithshme te stresit!

4. Pastro – E njeh ate ndjenjen qe kemi pasi te kemi pastruat shtepine poshte e larte shume mire? Nje menyre shume e shpejte se si te lirojme stresin eshte thjeshte te fillojme te heqim te pisllekun – te pastrojme. Pastroje nje dhome, shtepi, tavolinen apo çka do qofte, e kur te perfundosh do te ndjeni lirim te menjehershem te stresit.

5. Fokusohuni ne pozitiven – Ulu, relaksohu, dhe fokuso tere energjine e mendjes ne at se çka eshte duke ndodhur ne jeten tuaj. Ndoshta mendon se e tere bota eshte kunder teje, por per shume nga ju qe e lexoni kete, ndoshta ka edhe shume gjera te mira qe po ju ndodhin ne jete ne te cilat mund te koncentroheni e keshtu te largoni mendimet negative stresuese. Energjia pozitive mund te sheroj ne shume aspekte. Meso si ta perdoresh

Stresi mund te jete tejet i demshem per shendetin tuaj. Andaj ju sugjeroj qe te mesoni se si ta menaxhoni dhe ta largoni stresin. A ka edhe ndonje menyre tjeter qe dikush kish me tregu se si mundemi ta menaxhojme stresin. Tregoni pervojat e juaja ne raste te ndryshme se si ia keni dale te menaxhoni stresin. Per ata jane komentet – shprehu!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama