Tiranë 2 nëntor /ATSH/- Në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premierë të enjten, të premte, të shtunë dhe te dielë në datat . 5,6,7,8 nëntor ora 19:00, drama shqipe "Gruaja në dritare", shkruar nga Artë Arifi.
Dramaturgia nga Kosova ekzaminon psikologjinë e femrës shqiptare, në një ambjent të paqëndrueshëm. Në këtë situatë, bëhet domosdoshmëri ngjallja e një energjie rebeluese tek femra rurale, të cilën jemi mësuar ta shohim vetëm si të nënshtuar ndaj burrit.
Në këtë dramë interpretojnë aktorët, Karafil Shena, Yllka Mujo, Olta Daku, Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Gert Ferra Mark & Jon Liçaj (fëmijë) Eli Shena (fëmijë)
Regjisore e dramës është , Rovena Lule Kuka , skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Berina Kokona, ndërsa muzika nga Hajg Zaharian. As/regjisor i kësaj pjese është Pëllumb Dervishi
/f.n/