5 Shenjat qe ju sheh si mik jo si i dashur

5 Shenjat qe ju sheh si mik jo si i dashur
Disa herë ju ka ndodhur që të njoftoni një vajzë të zgjuar dhe të bukur dhe keni dashur të keni më të diçka më shumë se shoqëri.kurse ajo ju thotë : Ju jeni tip i mrekullueshëm ,mirëpo unë ju shoh vetëm si mik.

Magazina e njohur për meshkuj "Ask Men" ka përpiluar një listë me 5 shenja në të cilën femra nuk ju sheh si dashnor, por vetëm si mik.

1. I rreh zemra apo mer frymë ndryshe për ndonjë tjetër tip

Nëse ajo ju flet juve për një tip tjetër, apo për një ish dhe nëse bën krahasime ndryshe nga tiparet tuaja atëhërë vetvetiu kuptohet se juve nuk ju don dhe nuk jeni personi i zemrës së saj.

2. Nuk ka nevojë për përkdheljet e tua

Nëse nuk ju lejon ta përkdhelni "ëmbëlsisht" atëherë ajo dëshiron që juve të ju mbajë në distancë. Kjo tregon se në mes jush nuk mund të ketë më shumë se miqësi.

3. Gjithmonë dikush ju mban në vështim

Kur del me ju aty ndodhet edhe nji shoqe. Këto truqe femrat i përdorin në dy raste : Ose asaj nuk i pëlqeni dhe dëshiron të sigurohet se nuk do të keni shans që të provoni diçka, ose nuk është e sigurtë se a i pëlqeni dhe në këtë mënyrë dëshiron t’i ik apo të lirohet nga presioni që sjell biseda në vetmi.

4. Vazhdimisht ju kërkon ndonjë shërbim

Kjo është edhe një arsye që juve nuk ju sheh si dashnor potencial. Femrat përdorin disa truqe si përshembull ju kërkojnë dvd apo ju kërkojnë ndihmë kur është fjala për ndonjë shpërngulje, transferim etj. Kur është në pyetje që femra dikend ta bëjë për veti atëherë ajo koncentrohet në një gjë-ta bëje për vete.

5. Mundohet që të mos dukeni si një çift

Nëse ajo nuk është e interesuar për juve atëhërë ajo do të tentoje që mos të ju takojnë te tjerët së bashku. Do të jetë e kujdesshme që të mos ju shohin njerëzit nëpër vende publike në bar, restorante, kinema etj edhe nëse ju e thirni që të del ajo gjithmonë do të doje që të jetë në prani të shokëve dhe shoqëve dhe asnjëherë nuk do të jep përshtypjen se jeni një çift.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama