5 centralet e tjeraq berthamore qe mund te shperthejne

5 centralet e tjeraq berthamore qe mund te shperthejne
Revista amerikane “Foreign Policy” duke marrë shkas nga shpërthimi i centralit bërthamor në Hiroshima të Japonisë, ka publikuar listën e 5 centraleve të tjera bërthamore që mund të shpërthejnë. Shumica prej tyre janë shumë të vjetër, ndërsa disa të tjerë kanë pajisje defekteve. Gazeta boton në foto 5 centralet që rrezikojnë të shpërthejnë.

Debatet

Problemet rreth centralit bërthamor në Fukushima, të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë, kanë ngjallur debate për sigurinë bërthamore. Ndër problemet e centralit në Fukushima mund të jetë vjetërsia e uzinës, por edhe mungesa e një parashikimi për tërmet dhe cunami njëkohësisht. Pas Çernobilit, dhe tani Fukushima, mbetet e paqartë nëse energjia bërthamore është e sigurt. Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje për të kryer teste në centralet bërthamore të kontinentit. Shefi i energjisë, Gunter Oetinger, tha se testet do të bëhen në baza "vullnetare" dhe do të vërtetojnë nëse 153 reaktorët e vendosur në Evropë mund t'u rezistojnë tërmeteve, cunamit apo sulmeve terroriste.

 Komisioni Evropian bëri njoftimin pas bisedimeve emergjente me ministrat dhe udhëheqësit e industrisë bërthamore, që u zhvilluan si pasojë e incidenteve atomike në Japoni, të shkaktuara nga tërmeti. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel njoftoi për mbylljen e përkohshme të shtatë reaktorëve bërthamorë. Vendimi do të ndikojë në shtatë reaktorë, të cilët janë vënë në veprim qysh para viteve ‘80. Ata do të qëndrojnë të mbyllur për të paktën tre muaj. Sipas sondazheve, shumica dërrmuese e gjermanëve janë kundër energjisë bërthamore. Ndërsa, edhe në Rusi u dha urdhri për një rishikim urgjent të sektorit bërthamor të vendit. Mirëpo, presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha se stacionet bërthamore në Rusi janë ndërtuar në vendin e duhur dhe se ato janë projektuar dhe menaxhuar siç duhet.

Ndërkohë, Turqia nënshkroi marrëveshje me Rusinë për ndërtimin e stacionit të parë bërthamor në vend. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se planet e Ankarasë për centralet atomike mbeten të pandryshuara. Shqetësimet për energjinë bërthamore janë rritur pas incidenteve atomike në Japoni, të shkaktuara nga tërmeti i javës së kaluar. I shqetësuar thellë lidhur me krizën, nëpër të cilën po kalon vendi, pas tërmetit të javës së kaluar, është shprehur edhe perandori i Japonisë, Akihito.

 Të mërkurën, punëtorët në centralin bërthamor të Fukushimës u detyruan ta ndërpresin punën përkohësisht, për shkak të niveleve të larta të rrezatimit. Impianti në veri të Tokios është goditur nga disa shpërthime dhe zjarre pas dëmtimeve që ka pësuar nga tërmeti dhe cunami. Helikopterët ushtarakë vazhdojnë të bartin ujë mbi reaktorët me sisteme të dëmtuara të ftohjes. Autoritetet qeveritare thonë se rrezatimi nuk përbën rrezik të menjëhershëm shëndetësor për njerëzit jashtë zonës 20-kilometërshe të uzinës, e cila tashmë është evakuuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qeverive aziatike të ndalojnë “thashethemet” për përhapje të rrezatimit përtej Japonisë.

1. Centrali bërthamor "Kozloduy"

Vendndodhja: Bullgari
Centrali i vetëm bërthamor në vend, ndodhet pranë lumit Danub, pranë kufirit me Rumaninë.
I përbërë fillimisht prej gjashtë reaktorëve, katër prej tyre janë hequr para pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

2. Centrali bërthamor "Metsamor"

Vendndodhja: Armeni
"Metsamor" është ndërtuar gjatë viteve '70 dhe teknologjia e përdorur në atë kohë nuk është më e pranueshëm sipas standardeve moderne.
"Metsamor" prodhon rreth 40 përqind të elektricitetit të Armenisë.

3. Centrali bërthamor "Harlepool"

Vendndodhja: Angli
Ky central bërthamor është përdor një reaktor të avancuar të tipit AGR.
Centrali prodhon energji elektrike për rreth 3 përqind të popullsisë së Britanisë së Madhe.

4. Centrali bërthamor "Cernavoda"

Vendndodhja: Rumani
Ky është centrali i vetëm bërthamor në Rumani. Ai prodhon rreth 20 përqind të elektricitetit të vendit.
Ai është i përbërë nga dy njësi dhe është projektuar në Kanada në vitin 1980 gjatë periudhës së komunizmit.

5. Centrali bërthamor "Beloyarsk"

Vendndodhja: Rusi
Ky central është i pari që ka vënë në veprim reaktorë të moderuar grafiti për të prodhuar energji elektrike.
Dy reaktorët e parë u mbyllën në vitin 1983 dhe 1989 dhe sot funksionon vetëm një reaktor.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama