1. Lotaritë më të hershme
Lotaritë kanë jetuar për aq kohë sa aritmetika. Sipas Biblës, Perëndia e urdhëroi Moisiun ta ndante tokën përgjatë lumit Jordan me anë të lotarisë (regjistrohet në librin e Numrave). Lotaria gjithashtu përmendet në librin e Jozueut, Levitikun dhe Fjalët e Urta. Gjurmë të lotarisë mund të vihen re edhe në Kinë, kur një kryekomandant me emrin Cheung Leung krijoi një lojë numrash për t’i bindur qytetarët të paguanin për ushtrinë. Sot ajo njihet si keno. Kinezët përdorën një lotari në ndërtimin e Murit të Madh. August Çezari autorizoi një për të mbledhur para për ndërtimin e punëve publike në Romë. Në vitin 1466, në qytetin belg të Bruges, u krijua në lotari për të ndihmuar të varfrit. Ky ka qenë dhe qëllimi kryesor i lotarisë.
2. Edhe baballarët themelues provuan fatin
Udhëheqësit e hershëm amerikanë shpesh iu kthyen lotarive për të mbledhur para, duke treguar kështu mospëlqimin finok të politikanëve ndaj taksave të drejtpërdrejta. Jon Hancock organizuan lotari të ndryshme, madje dhe një për të ndërtuar hollin “Faneuil” në Boston. Ben Franklin i përdori ato gjatë Luftës Revolucionare për të blerë një top për Ushtrinë Kontinentale. Xhorxh Uashington përdori një lotari për të paguar ndërtimin e një rruge mes xhunglës së Virxhinias perëndimore. Edhe Tomas Xheferson shkroi për lotarinë “nuk janë aspak imorale, por të domosdoshme për ekzistencën e njeriut”. Në kohën kur e tha këtë po përpiqej të bindte ligjvënësit e Virxhinias që ta linin të mbante një lotari për të paguar borxhet.
3. Louisiana: dashuri për lotot
Në fund të Luftës Civile, lotaritë në Amerikë kishin një reputacion kaq të keq, sa u ndaluan në shumë shtete. Por jo në Luisiana, ku një legjislaturë e mbushur me ryshfete e vitit 1869, i dha të drejta ekskluzive një firme private e quajtur “Kompania Luiziane e Lotarisë”. Kompania shiste bileta në të gjithë vendin, dhe për 25 vite, fitoi miliona dollarë duke paguar për çmime të vogla dhe duke kontribuar në shumë bamirësi. Më në fund, në vitin 1890, Kongresi miratoi një ligj që ndalonte shitjen e biletave të lotarisë përmes postës, dhe më në fund, u ndalën të gjitha shitjet e lotarive për të gjitha shtetet. Atëherë kjo kompani lëvizi jashtë Amerikës, në Honduras, dhe në Amerika ishte e lirë nga lotaritë deri në 1963-in.
4. Jackson, humbësi më i madh në lotari
Clarence Jackson-it i mbaroi fati të premten, më 13 tetor 1995, kur lotari e Konektikatit zgjodhi numrat e biletës të lotarisë së tij, duke e bërë familjen e tij fituese të 5.8 milionë dollarëve. Vetëm se ai nuk e dinte dhe nuk e zbuloi deri 15 minuta para se të përfundonte afati 1-vjeçar marrjes së çmimit, edhe pse ishin dhënë njoftime të ndryshme në kërkim të fituesit. Jackoson, 23-vjeçari që drejtonte firmën e pastrimit të zyrave të babait, nuk ja doli të shkonte nëo kohën e duhur, dhe zyrtarët e lotarisë e hodhën poshtë kërkesën e tij. Në vitin 1977, Asambleja e Përgjithshme e Konektikatit, votoi t’ia japë Jackson-it çmimin, por senati i shtetit refuzoi. Deri në vitin 2004, Jackson është përpjekur të bindë ligjvënësit, por gjithmonë humbet.
5. Një Jackon tjetër, fituesi më i madh
Andrew Jackson Whittaker ishte i pasur kur fitoi lotarinë ndërkombëtare “Powerball” në dhjetor të vitit 2002. Një kontraktor milioner nga West Virginia, Whittaker u bë fituesi i shumës më të madhe të lotarisë në histori, kur fitoi 314 milionë dollarë. Por e gjithë kjo shumë duket se i solli më shumë dëme. Ai vendosi të marrë 170.5 milionë dollarë në dorë, dhe jo si këste për 20 vjet. Më pas u grabit tre herë, një herë kishte me vete më shumë se 500 mijë dollarë në një klub nate. Ai gjithashtu u hodh në gjyq për sulm, u arrestua për ngarje në gjendje të dehur, dhe madje u akuzua se ishte përfshirë në një përleshje në bar. Në vitin 2004, tre hajdutë hynë në shtëpinë e tij dhe gjetën trupin e një shoqeje të mbesës në shtëpinë e tij.