5 frikerat e mashkullit ne shtrat

5 'frikerat' e mashkullit ne shtrat
“Mashkulli i vërtetë” ka ndryshuar. Nuk është më ai egoisti në shtrat dhe i aftë për të treguar eksperiencat e shumta seksuale, por e kundërta. Tani më së shumti i frikësohet demoralizimit të partneres. Dhe është ai që e ka të domosdoshme të bisedojë rreth seksit. Është e rëndësishme të gjesh mënyrën sesi mund ta ndihmosh partnerin të përballojë pesë frikërat më të shpeshta. Studimet më të fundit të psikologëve kanë arritur në përfundimin se kuptimi “mashkull i vërtetë” nuk njësohet me fjalën “rebel” por “i ndjeshëm”. Disa vite më parë me “mashkull i vërtetë”, etiketoheshin ata që kishin marrëdhënie të shumta seksuale me partnere të ndryshme dhe në shtratin e secilës prej tyre nuk e bënin asnjëherë pyetjen “Të pëlqeu?!”. Tani, thonë psikologët, do të dëgjosh nga goja e një femre “ai është mashkull i vërtetë”, nëse kujdeset veçanërisht për ndjenjat e saj. Pa pyetur fare për ndjenjat e tyre – sot më e rëndësishmja është të kënaqet partnerja! E frika se “ajo nuk do të arrijë kulminacionin erotik është aq e madhe sa iu shkakton stres dhe ankth.

1. Frika nga një orgazëm i shpejtë

Meshkujt bashkëkohorë më shumë frikësohen se nuk do të kënaqin partneren sesa nga fakti se nuk do të arrijnë kënaqësi për vete, thonë psikologët. Kështu hyjnë në një rreth vicioz: frika shton mundësinë e ejakulimit të parakohshëm.

Si ta ndihmosh?

Në qoftë se ndodh kjo vetëm në fillim të lidhjes nuk është e nevojshme të shqetësoheni. Ju duhet të kaloni vetëm pak më shumë kohë bashkë dhe të krijoni së pari intimitet në bisedat mes njëri-tjetrit. Por ju duhet patjetër të bisedoni hapur për këtë dhe madje të kërkoni ndihmën e psikologut nëse kjo i ndodh partnerit në vazhdimësi.

2. Frika se nuk do të kuptoheni seksualisht

Meshkujt frikësohen se gjatë lidhjeve nuk do të realizojnë intimitet dhe mirëkuptim për jetë të kënaqshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj e ndien këtë frikë, është e sigurt se ju nuk flisni hapur për seks. Ju mund të bisedoni për ndjenjat, synimet profesionale, për planet që keni me fëmijët tuaj… por vetëm për seks jo. Ky është problem i shpeshtë midis partnerëve, ngaqë meshkujt mendojnë se seksualiteti është çështje instinktive, shumë e natyrshme për të cilën nuk ka nevojë të flitet. Por pas heshtjes së tij mund të fshihet frika se dëshirat e tij seksuale ju duken të pahijshme. Gjatë aktit seksual ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Të pëlqen? Këto shenja nuk duhet lënë pas dore: nëse vazhdimisht është i kujdesshëm, e harron veten dhe mund të ndodhë që ta humbë ereksionin.

Si ta ndihmosh?

Nuk duhet të të pengojë kureshtja e tij. Kur të pyet – a ju pëlqen, përgjigju sinqerisht dhe tregoi çfarë të pëlqen më shumë. Bisedën mund ta vazhdosh edhe pas aktit, duke i zbuluar ngadalë ajo që të pëlqen më shumë. Por kujdes ! Duke thënë gjithmonë se çdo gjë është në rregull, se ai është dashnor i përsosur e se nuk ka pse të brengoset, marrëdhënia nuk do të jetë aspak interesante.

3. Frika se nuk do t’i kuptojë dëshirat e tua

Fjala është për frikë shumë të ngjashme me të parën. Në qoftë se partneri frikësohet se nuk e kupton atë që ju dëshironi, problemi mund të qëndrojë te ju. A e dini saktësisht çfarë ju pëlqen më shumë gjatë aktit seksual? Shumë femra e zbulojnë herët çfarë nuk ju pëlqen, por asnjëherë nuk e kuptojnë se çfarë ju pëlqen. Kjo ka të bëjë dhe mentalitetin e e femrës, që i është dashur historikisht të kënaqë mashkullin e të mos mendojnë për vete dhe dëshirat e saj.

Si ta ndihmosh?

Bisedoni sërish. Tregojini ëndrrat tuaja erotike. Por, fshehtësitë duhet zbuluar një nga një, vetëm kur të jeni e bindur se i ka tejkaluar paragjykimet dhe se mund t’i pranojë sinqerisht. Meshkujt ndonjëherë i kanë frikë dëshirat e papritura erotike të partnereve të tyre.

4. Frika se nuk do të jetë shumë i aftë

Kjo është frika kryesore e mashkullit, nga e cila pastaj vijnë të gjitha frikërat. Është e shpeshtë në fillim të lidhjes ose të kontaktit për një natë. Te çiftet më me përvojë kjo frikë humb ngaqë kënaqësia e partneres është dëshmi e aftësisë të tij. Në qoftë se ai është edhe më tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj më të gjatë, pyesni veten – mos është problemi te ju? Ndoshta e vlerësoni ashpër ose mendoni se nuk është mjaft i mirë për ju. Pas aktit, shpeshherë ju pyet: “A të pëlqeu?”. Për shkak të ngarkesës së vazhdueshme, nuk mund të arrijë atë që do. Ndonjëherë dëshiron të bëjë më shumë dashuri sesa seks, duke e bërë marrëdhënien të bezdisshme.

Si ta ndihmosh?

Në qoftë se doni të keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Nëse marrëdhëniet nuk kanë qenë të mira, mos e fajësoni as atë e as veten, duke menduar se nuk keni qenë të mirë ose të bukur. Analizoni jetën tuaj seksuale. keni kujdes kur ai dëshiron të bëjë dashuri, natën ose ditën, në dhomën e fjetjes apo në ndonjë ambient tjetër, para ose pas darke… Dhe provoni në momentin kur ai është më i disponuar.

5. Frika se nuk do të përjetoni orgazëm

Është reflektim i problemit të vetë femrave. Nëse ai frikësohet se nuk do të sjellë në kulmin e kënaqësisë, kjo do të thotë se nuk i “tregon” qartë si mund ta përjetosh këtë kënaqësi.

Si ta ndihmosh?

Bëhuni e sinqertë dhe tregojini të vërtetën, në mënyrë të qetë dhe pa ndrojtje se a përjetoni orgazëm? Nëse arrini kulmin e kënaqësisë, bëjani të ditur, në të kundërt kërkoni mënyra të tjera p.sh. duke i kushtuar më shumë kohë paralojës ose i thoni që ta ngadalësojë ritmin në mënyrë që kulminacionin ta përjetoni ngadalë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama