Ja këshillat e një shkrimtari të revistës "Glamour".
1- Sensi i humorit
Nëse të gjitha fotot tuaja janë të pozuara, ne e vëmë re. Meshkujve u pëlqen të shohin femrat që nuk kanë frikë të duken të çuditshme me pozat e tyre. Këta persona janë më intrigues se sa disa femra që mund të duken vetëm simpatike.
2- Aventura
Kjo nuk do të thotë se fotoja juaj në majën e një mali apo duke u hedhur me parashutë ndikon tek meshkujt. Aventura është një gjendje e mendjes. Edhe nëse fotot u tregojnë me grupin tuaj të shoqeve duke ia kaluar mirë, apo në një aventurë të vogël në Ande, meshkujt duan t′i shohin, sepse ato tregojnë se ju keni një botë të madhe.
3- Linjat tuaja
Ndonëse duket qesharake, meshkujt kanë dëshirë ti shohin këto "tipe fotosh" por jo në një mënyrë të tillë që ju jeni duke ua treguar atyre.
4- Angazhimi i kufizuar
Meshkujve nuk u pëlqen kur shohin një femër me 1200 foto të postuara në Facebook dhe me komente në të gjitha ato, pasi tregon se ajo nuk merret me aktivitet tjetër.
5- Pak mister
Më pak është më shumë. Meshkujt nuk duan të mendojnë se jeni duke u treguar gjithçka nëpërmjet faqes së Facebook-ut. Mbani disa gjëra të fshehta. Lëri të lirë të aludojnë për madhështinë, sensualitetin dhe botëkuptimin tuaj.