5 menyra per te pasur nje rroge me te madhe

5 menyra per te pasur nje rroge me te madhe
Behuni te mençur, punoni me me mend, e jo me shume dhe, fale kesaj, mund te prisni nje rroge me te madhe. Mos ngurroni te thoni se doni nje rroge me te madhe. Nese evitoni biseden direkte, atehere imponohuni me kualitete.

Specializohuni

Behuni ekspert per ndonje fushe te caktuar, per ndonje pune apo per detyra ne firmen tuaj. Do te keni me pak pune te perditshme, meqe njerezit nuk do t’ju drejtohen per gjithçka. Do ta dine qe jeni ekspert, psh per prezantime ne “Power Point” dhe nuk do t’ju merzisin per gjera te tjera.

Pershtatuni

Mendoni si mund te pershtatni aftesite tuaja me ate qe nevojitet ne firme. Nese me shume vleresohen te punesuarit qe kane aftesi me te medha kompjuterike, atehere punoni edhe ju ne kete drejtim.

Trajnohuni

Nese koleget tuaj vazhdimisht ju therrasin qe t’ju konsultojne rreth punes ne ndonje program, si te perpilojne ndonje deklarate apo te organizojne ndonje eveniment, atehere eshte mire qe te mendoni te merreni me aftesimin e kuadrove ne firmen ku punoni. Propozojani kete shefave. Me kete do ta shfaqni interesimin tuaj per ekip, gje qe ju sjell poena shtese.

Pajisuni me certifikata

Certifikata per kursin e perfunduar „Microsoft“, apo „Linux“ do t’ju pozicionoje me mire ne pune. Mbarojeni ndonje kurs jashte orarit te punes dhe per kete njoftojeni shefin tuaj.

Mos u dorezoni

Nese ne postin ne te cilin punoni nuk ka vend per rritjen e rroges, mos u deshperoni. Kerkoni transferim ne ndonje vend me rroge me te mire ne firme. Mos hiqni dore nga qellimi juaj, as me çmimin e nderrimit te kompanise.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama