5 mije hapa ne dite ... qe te jeni ne forme

5 mije hapa ne dite ... qe te jeni ne forme
Ecja është një gjë e lehtë, e lirë, e përballueshme. Dhe ideale për mbajtjen e trupit në gjendje të aftë dhe të shëndetshme. Mjafton që ju t’i numëroni hapat tuaja ... Mbani mend: Duhet të jenë 5 mijë hapa në ditë, që ecja të ketë një efekt të tillë kurativ dhe të mos kthehet në një aktivitet të lodhshëm për trupin tuaj. Të cilët në fakt, korrespondojnë me rreth tre kilometra, por kjo është rruga që ne duhet të bëjmë në këmbë çdo ditë për të patur një shëndet të mirë. Treguesi përmendet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila vlerëson dëmin e shkaktuar nga një jetesë pa ecje.

''Ajo shkakton 600.000 vdekje në vit në Evropë dhe paraqet një nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në botë. Diabet, sëmundje të zemrës, hipertension, kancer, osteoporozë”, - shpjegon lidhur me një fakt të tillë, dr.Claudio Cricelli, president i Shoqërisë italiane të Mjekësisë së Përgjithshme (SIMG).

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama