Rruga e pare dhe me e mundshme eshte nderhyrja e nderkombetareve, te cilet deri me tani kane qendruar ne hije duke u mjaftuar me deklarata sporadike dhe takime shume diplomatike me lideret shqiptare. SHBA deri me tani nuk ka dhene opsionin e vet se si zgjidhet kriza por dhe BE ende nuk eshte treguar e prere. Skenari i dyte ka te beje me nje takim mes Rames dhe Berishes nen negocimin e Presidentit Topi, i cili do te ishte mbi palet. Skenari i trete jane zgjedhjet e parakohshme ne kushtet kur palet nuk do te leshonin aspak nga qendrimet e tyre. Opozita po kerkon me protesten e saj zgjedhje te parakohshme nese nuk hapen kutite. Dy skenaret e fundit jane qe nje pale te hape rrugen, mazhoranca te hape kutite ose opozita te nderprese greven.
Tre skenaret e pare
Kriza e thelle politike e cila tashme eshte radikalizuar se tepermi, ka shume pikepyetje se si mund te zgjidhet. Mundesia e pare qe ka me shume gjasa te ndodhe eshte nderhyrja e fuqishme e faktorit nderkombetar. Ditet ne vijim pritet qe Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-se te merren seriozisht me situaten politike ne Shqiperi. Greva e urise duket se do te nderpritet vetem fale ultimatumit qe vendet evropiane do t’i vendosin paleve politike. SHBA dhe BE kane nje ndikim te madh ne politiken shqiptare dhe qendrimi i tyre do te jete vendimtar. Nuk perjashtohet qe zgjidhja e krizes te kaloje nga nje tryeze e re ne zyren e Presidentit Bamir Topi. Jane shtuar zerat ditet e fundit qe i bejne thirrje kreut te shtetit per te krijuar kontakt te ri mes paleve politike.
Tryeza e pare edhe pse nuk arriti te zgjidhte krizen, te pakten opoziten e futi ne Kuvend dhe e zbuti disi situaten politike, pavaresisht se tani gjerat kane vajtur ne ekstrem. Nga tryeza e re tek Presidenti, nuk perjashtohet qe te gjendet nje zgjidhje edhe perpos qendrimeve thellesisht te kunderta te dy kaheve politike. Topi deri tani shihet si nje institucion i besueshem nga te dyja palet. Nese nderkombetaret dhe Presidenti nuk e zgjidhin dot mosmarreveshjen mes paleve, dhe nese gjendja do te agravoje edhe me tej, atehere ne horizont do te ishin zgjedhjet e parakohshme. Nga opozita eshte shtruar me shume se njehere si mundesi qe nese nuk hapen kutite vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te parakohshme, per te cilat te dyja palet mund te bine dakord qe te mbahen se bashku me zgjedhjet vendore qe jane pas pak muajsh. Megjithate ky skenar, duke pare qendrimin e mazhorances, duket mjaft i veshtire per t’u arritur, per te mos thene aspak.
Terheqja e paleve
Ne mundesite qe ekzistojne per zgjidhjen e krizes politike eshte padyshim dhe hapja e disa kutive qe kerkon opozita. Me nje levizje surprize te minutes se fundit Berisha dhe mazhoranca duke pare situaten e renduar dhe agravim te krizes, mund te pranoje kerkesen e hapjes se kutive duke kerkuar sigurisht qe edhe opozita te beje leshimet perkatese. Ky skenar, duke pare historine e konfliktit, ka mjaft pengesa pasi nese PD e pranon do te kete probleme tek mbeshtetesit e vet, te cilet e kane mbrojtur me fanatizem deri tani qe hapja e kutive eshte antikushtetuese. Skenari i fundit, i cili mund te zgjidh krizen eshte qe PS-ja nga gjendja e rende e grevisteve te braktise greven e urise. Me pas ajo do te vazhdoje te beje protesta te tjera per hapjen e kutive. Ky skenar do t’i ulte shume pike opozites para syve te mbeshtetesve te vet, te cilet nuk do te jene me dhe aq entuziaste te ndjekin protestat e partise se tyre. Gjithashtu terheqja do t’i ulte shume pike edhe Edi Rames.
1- Nderhyrja e nderkombetareve
Kriza e thelle politike, e cila tashme eshte radikalizuar se tepermi, ka shume pikepyetje se si mund te zgjidhet. Mundesia e pare, qe ka me shume gjasa te ndodhe, eshte nderhyrja e fuqishme e faktorit nderkombetar. Ditet ne vijim pritet qe Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-se te merren seriozisht me situaten politike ne Shqiperi. Greva e urise duket se do te nderpritet vetem fale ultimatumit qe vendet evropiane do t’i vendosin paleve politike. SHBA dhe BE kane nje ndikim te madh ne politiken shqiptare dhe qendrimi i tyre do te jete vendimtar.
2- Takim Berisha-Rama nen drejtimin e Topit
Nuk perjashtohet qe zgjidhja e krizes te kaloje nga nje tryeze e re ne zyren e Presidentit Bamir Topi. Jane shtuar zerat ditet e fundit qe i bejne thirrje kreut te shtetit per te krijuar kontakt te ri mes paleve politike. Tryeza e pare edhe pse nuk arriti te zgjidhte krizen, te pakten opoziten e futi ne Kuvend dhe e zbuti disi situaten politike, pavaresisht se tani gjerat kane vajtur ne ekstrem. Nga tryeza e re tek Presidenti nuk perjashtohet qe te gjendet nje zgjidhje edhe perpos qendrimeve thellesisht te kunderta te dy kaheve politike. Topi deri tani shihet si nje institucion i besueshem nga te dyja palet
3- Zgjedhjet e parakohshme
Nese nderkombetaret dhe Presidenti nuk e zgjidhin dot mosmarreveshjen mes paleve, dhe nese gjendja do te agravoje edhe me tej, atehere ne horizont do te ishin zgjedhjet e parakohshme. Nga opozita eshte shtruar me shume se njehere si mundesi qe nese nuk hapen kutite vendi, duhet te shkoje ne zgjedhje te parakohshme, per te cilat te dyja palet mund te bine dakord qe te mbahen se bashku me zgjedhjet vendore qe jane pas pak muajsh. Megjithate ky skenar, duke pare qendrimin e mazhorances, duket mjaft i veshtire per t’u arritur, per te mos thene aspak.
4- Pranimi per hapjen e nje pjese te kutive
Ne mundesite qe ekzistojne per zgjidhjen e krizes politike eshte padyshim dhe hapja e disa kutive qe kerkon opozita. Me nje levizje surprize te minutes se fundit, Berisha dhe mazhoranca, duke pare situaten e renduare dhe agravim te krizes, mund te pranoje kerkesen e hapjes se kutive duke kerkuar sigurisht qe edhe opozita te beje leshimet perkatese. Ky skenar, duke pare historine e konfliktit, ka mjaft pengesa pasi nese PD e pranon, do te kete probleme tek mbeshtetesit e vet, te cilet e kane mbrojtur me fanatizem deri tani qe hapja e kutive eshte antikushtetuese.
5- Deshtimi i greves
Skenari i fundit i cili mund te zgjidhe krizen eshte qe PS-ja, nga gjendja e rende e grevisteve, te braktise greven e urise. Me pas ajo do te vazhdoje te beje protesta te tjera per hapjen e kutive. Ky skenar do t’i ulte shume pike opozites para syve te mbeshtetesve te vet, te cilet nuk do te jene me dhe aq entuziaste te ndjekin protestat e partise se tyre. Gjithashtu terheqja do t’i ulte shume pike edhe Edi Rames.