5 vjet burg ne qofte se perpiqesh te heshtesh qente dhe macet

5 vjet burg ne qofte se perpiqesh te 'heshtesh' qente dhe macet
Rrezikojnë deri në pesë vite heqje lirie ata të cilët, në Massachusetts, do të nënshtrojnë në operacione kirurgjikale qentë dhe macet për të zvogëluar zhurmën e lehjeve ose mjaullimave që ata bëjnë. Ky fakt është i mbështetur nga një ligj i ri në SHBA, i cili ka mirëpritur protestat e organizatave të mbrojtjes së të drejtave të kafshëve kundër këtyre operacioneve. Kjo praktikë e quajtur “de-barking” (anti-lehje) për ata, paraqet një mizori të panevojshme ndaj qenieve të gjalla. Kështu heqja e të lehurave ndaj qenve ose e mjaullimave ndaj maceve shihet njësoj si të hiqej gjuha e një personi.

Antarktidë
Gjendet uiski 100 vjeçar

E braktisur në mes të Antarktidës, një shishe uiski ka mbijetuar për rreth 100 vjet në mes të akullit dhe acarit nga ekspedita e anglezit Sir Ernest Shackleton. E zbuluar në vitin 2006, tashmë shishja ndodhet në Zelandën e Re ku po analizohet nga disa ekspertë. Bëhet fjalë për markën e njohur “McKinlay” që synon të rifitojë sërish zemrat e alkool-dashësve. Bashkë me këtë shishe janë gjetur edhe tre të tjera që janë lënë në vendbanimin e përkohshëm të Shackleton dhe ekspeditës së tij. Kompania Whyte & Mackay që tashmë kontrollon McKinlay & Co, do presë analizat për të marrë një kampion të pijes në mënyrë që ta rihedhë në treg. “Nëse ka ngelur ende alkool dhe është në gjendje të mirë, shpresojmë të jemi në gjendje ta përsërisim”, shprehet drejtori i muzeut.

SHBA
Grabit bankën duke përdorur si armë një tufë lule

Një person i dyshuar se kishte grabitur një bankë duke përdorur si armë një tufë me lule u arrestua në New York. Një imazh i telekameras se sigurisë së bankës tregon se grabitësi i vuri në kokë të punësuarit një tufë me lule shoqëruar nga një pusullë. “Më jep të gjitha kartmonedhat 100 dhe 50. Nuk ia vlen të bësh heroin", mësohet të ketë thënë grabitësi. 44-vjeçari ia mbathi pas kësaj me 450 dollarë në xhep. Ky person dyshohet se ka kryer edhe një vjedhje tjetër duke përdorur si armë një vazo me lule.

Gjermani
Bien nga gjashtë metra lartësi duke bërë dashuri

Për çiftin e ri gjerman nata plot pasion gati sa nuk përfundoi me tragjedi. Sipas gazetës gjermane “Bild”, 30 vjeçarja Marija P. Dhe 28 vjeçari Robert K. Tërë natën bënë dashuri në pjesë të ndryshme të banesës. Në një moment ata ishin mbështetur në dritare duke bërë dashuri, e cila me sa duket nuk mundi ta durojë hovin e pasionit, kështu çifti i ri ra nga lartësia prej gjashtë metrave në oborrin e ndërtesës. Fatkeqësinë e vërejtën fqinjët të cilët e thirrën menjëherë ndihmën e shpejtë. Në momentin e arritjes së mjekëve çifti po qëndronte pa lëvizur në oborr, ndërsa të dy pas rënies kishin pësuar fraktura të ndryshme. Në paraqitjen para gazetarëve Mirja, e cila një kohë të gjatë është e martuar me një burrë tjetër, tha se me Robertin nuk po bënte dashuri dhe nuk i kujtohet saktë se si kishin rënë nga dritarja.

SHBA
Në kutinë e postës gjen një kg marihuanë

Një grua nga Michigani mbeti gojëhapur kur në mesin e faturave dhe letrave në kutinë e postës gjeti edhe një pako me një kilogramë marihuanë. Pakoja, sipas zonjës së vjetër nga qyteti Blackman Township afër Detroitit, arriti së bashku me postën javën e kaluar. Pasi zbuloi përmbajtjen e pakos, gruaja menjëherë lajmëroi policinë. Detektivët deri më tash nuk kanë zbuluar kush e dërgoi “barin”. Ata zbuluan se adresa e dërguesit është e rreme, ndërsa marihuana nga kutia vlen rreth 2000 dollarë. Policia mendon se pakoja në kutinë postare të zonjës ose është dërguar gabimisht, ose ka qenë e planifikuar që dikush ta vjedhë nga kutia para se ajo ta merrte. “Barin” do ta asgjësojë policia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama