50 -vjecari i vdekur zgjohet ne morg

'50 -vjeçari i vdekur' zgjohet ne morg
Një 50- vjeçarë nga Afrika Jugore është zgjuar në morg, ku ishte dërguar nga familjarët e tij pasi ata menduan se kishte vdekur. Në momentin që e ka parë veten brenda një arkivoli 50- vjeçari ka ulëritur duke trembur për vdekje punonjësit të cilët në fillim menduan se ai ishte një fantazim. Familjarët e tij kishin menduar se kishte vdekur pasi nuk mundën ta zgjonin nga gjumi i thellë të dielën. Ata kontaktuan morgun dhe ua dorëzuan atyre për ta bërë gati për ceremoninë mortore.

50- vjeçari qëndroi 24 orë brenda arkivolit të morgut përpara se të zgjohej i terrorizuar. Pas shokut të momentit dy punonjësit e morgut lajmëruan një ambulancë. Burri identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është dërguar menjëherë në spital ku po kurohet për dehidratim.

Pas kësaj ngjarjeje qeveritarët bënë thirrje që të gjithë familjarët nuk duhet të vendosnin vetë nëse dikush kishte vdekur ose jo pa marr konfirmimin nga njerëz të specializuar. Duke ndjekur një traditë të tillë është e trishtueshme të mendosh se sa njerëz janë varrosur të gjallë në Afrikë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama